E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: LSI, program për varfërinë

LSI është e para parti politike në Shqipëri e cila në fillim të marsit do të mbledhë një konventë të posaçme për gruan. Gjatë një takimi me vajzat dhe gratë që mbeshtesin LSI-në, Ilir Meta nënvizoi rëndësinë e përcaktimit të kuotave per gratë, por duke kërkuar nga vetë ato më shumë pune për rritjen e nivelit të përfaqësimit në politikë dhe vendimarrje. "Konventa e LGI do të jetë një eveniment, që do të demonstrojë shumë qartazi, jo vetëm vullnetin e grave dhe vajzave të LSI-së për të qenë shumë aktive dhe më të përfaqësuara jo vetëm në LSI, por në të gjithë institucionet qendrore dhe vendore në Parlament dhe në qeverisje, por njëkohësisht edhe të angazhuara me një program shumë konkret për integrimin e gruas në shoqërinë tonë", tha ai. Sipas Metës, LSI-ja është për një program të plotë gjithëpërfhsirës dhe jo për demagogji."LSI do të ketë një program konkret për forcimin e familjes shqiptare, e cila kërkon jo vetëm një rritje të autoritetit të gruas dhe nënës, por edhe një mbështetje për të realizuar këtë rritje të autoritetit të saj edhe nga ana e shtetit dhe Qeverisë me politika sociale dhe konkrete", deklaroi Meta. Kreu i LSI-së theksoi se në gjithë programin e luftës kundër varfërisë, pra garantimi i një "bonusi jetik" për familjet që jetojnë nën pragun e minimumit jetik, një prioritet të veçantë do të ketë mbështetja për gratë dhe në mënyrë të veçantë në raport me familjarët. Ndërkaq kreu i LSI-së Meta ka vlerësuar edhe njëherë profilin e partisë që ai drejton si një parti që është kundër monopoleve .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›