Berisha: Sot dëshmohet rritja ekonomike. Rama: Më shumë se kurrë duhet, Rilindje
TIRANË-Në festën kaq popullore sic eshte Dita e Veres nuk kanë munguar dhe deklaratat e politikanëve.
Ndërsa Berisha theksoi se kjo festë e mbushur plot me panaire ku biznesi reklamon fuqinë e tij ekonomike, Rama tha se ditë si këto shërojnë përkohësisht plagët e thella sociale në vend. Të dy kundërshtarët politikë sot ndodheshin në Elbasan, ku festuan me qytetarët festën pagane.
Vizitën e parë, i shoqëruar edhe nga kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, bashkëshortja dhe dy mbesat e Tij, Berisha e realizoi në Panairin “Dita e Verës”.
“Kjo festë festohet në mbarë Shqipërinë, por ju e keni shpallur sot Elbasanin kryeqytet të vendit, pasi keni meritën e ruajtjes së kësaj tradite dhe feste pagane”, u shpreh Berisha gjatë vizitës së Tij në Panair.
Duke u ndalur tek biznesi elbasanas, kryeministri tha se “shpreh kënaqësinë për prodhimet e rrethit të Elbasanit, në të gjitha veprimtaritë e biznesit. Në këtë 100- vjetor të shtetit shqiptar , ne lëvizim të lirë drejt Europës, festojmë më mirë se kurrë dhe në këtë stuhi të fuqishme të krizës botërore, pasi Shqipëria vazhdon të ketë ekonomi të qendrueshme dhe rritje të prodhimeve të biznesit”.
Berisha premtoi se Qeveria do të bëjë gjithçka për mjedisin dhe klimën e biznesit dhe do të bëjë të gjitha përpjeket për të zgjeruar hapësirat ndaj tij.
“Pak javë na ndajnë nga dita e Tunelit që do të dalë në Tiranë, dhe në 14 Marsin e vitit tjetër Tirana do të festojë në Elbasan , Ditën e Verës, siguroi Berisha.
Ai premtoi gjithashtu se do të mbështesë bashkinë e Elbasanit, me qëllim që të gjitha kodrat e këtij qyteti të kthehen në parqe të bukur. Ndërsa i premtoi biznesit për mbështetje nga ana e Qeverisë , kryeministri Berisha i cilësoi ata promotorë të zhvillimit të vendit.
Më pas Kryeministri bëri një xhiro në bulevardin në qendër të qytetit, ku i uroi qytetarët për festën e tyre dhe të gjithë Shqipërisë, 14 Marsin.
Ashtu si shumë politikanë të tjerë edhe Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka preferuar të qëndrojë për festëne Ditës së Verës në qytetin e Elbasanit.
Në një prononcim mediatik, Rama ka theksuar se nisur nga ditë të tilla më shumë se kurrë nevojitet Rilindja Shqiptare.
“Në një ditë si kjo, në një festë popullore, është një moment që lehtëson plagët sociale, hallet e përditshme. Qytetarët e meritojnë një Rilindje Shqiptare që do të bëjë të mundur që të kenë punësim dhe të paguahen në mëyrë të ndershme. Ne do të hapim një kapitull transformues” ka theksuar Rama.
Ai ka shtuar më tej se programi i PS-së për “Një Rilindje Shqiptare” do të bëjë të mundur që rrugëtimi i Shqipërisë drejt së ardhmes t`i ngjajë sa më shumë rrugëtimit të këtyre njerëzve në këtë ditë të sotme me diell.
Sipas Ramës, falë qeverisjes vendore në Elbasan janë bërë ndryshime domëthënëse në qytet.
Kreu i opozitës Edi Rama i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe nga deputetë socialistë të qarkut të Elbasanit ka vizituar edhe panairin e Ditës së Verës.
(d.b/BalkanWeb)