E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Statusi i kandidatit në BE, kërkesa brenda qershorit

 

Kryeministri Berisha u takua në Davos me Presidentin e Çekisë, vend i cili mban edhe Presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, Vaclav Klaus. Kryeministri Berisha e falënderoi Presidentin Klaus për mbështetjen që Çekia i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë në proceset integruese, zhvillimin dhe progresin e saj. Presidenti çek shprehu vlerësimin e tij mjaft pozitiv për arritjet e gjithanshme të qeverisë shqiptare, si në aspektin e ekonomik, ashtu edhe në atë politik, duke u ndalur veçanërisht në vlerësimet për sukseset e arritura në luftën kundër korrupsionit dhe krimit në vend. Biseda mes dy liderëve u përqendrua në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe paraqitjen e kërkesës nga Shqipëria për statusin e vendit kandidat në BE, për të cilën Kryeministri Berisha informoi Presidentin çek se Shqipëria do të paraqesë kërkesën për statusin e vendit kandidat gjatë presidencës çeke. Lidhur me këtë, Presidenti Klaus u shpreh qartësisht se Çekisë do të mirëpresë dhe mbështesë këtë kërkesë, duke shtuar se sukseset e Shqipërisë janë në sytë e të gjithëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›