E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Takimi i liderëve të Kosovës me Presidentin Bush, historik



Kryeministri Berisha e ka konsideruar historik takimin e kryeministrit Thaçi dhe Presidentit Sejdiu me Presidentin e SHBA-ve Xhorsh Bush. Gjatë një takimi që zhvilloi dje me anëtarë të shoqatës së Kryetarëve të Komunave të Kosovës Berisha tha se Kosova po njeh gjithnjë e më shumë përkrahje nga ndërkombëtarët. “Takimi i sotëm i liderëve të Kosovës me Presidentin e SHBA-së, George Ë. Bush është një takim historik. Shteti i pavarur i Kosovës po njeh gjithnjë e më shumë përkrahjen ndërkombëtar”, është shprehur Berisha. Më tej, kryeministri u shpreh se sheh me admirim përpjekjet e qeverisë qendrore dhe vendore të Kosovës për konsolidimin e pavarësisë së Kosovës dhe se ishte një sukses Konferenca e Donatorëve, dëshmi se në pesë muaj pavarësi institucionet e Kosovës po punojnë në drejtimin e duhur. Gjatë bisedës u theksua rëndësia e projekteve të përbashkëta në të gjitha fushat e zhvillimit, veçanërisht në infrastrukturë, në linjat e interkojeksionit për energjinë, në burime të reja të prodhimit të energjisë në investime të përbashkëta Kosovë-Shqipëri, si dhe në arsim. Anëtarët e Shoqatës së Kryetarëve të Komunave të Kosovës u shprehën se në punën e tyre është prioritar zhvillimi i arsimit dhe ndërtimi i infrastrukturës në arsim, tërheqja e investimeve të huaja, por edhe të atyre të diasporës kosovare, e cila ka shprehur interes të madh, si dhe në rimëkëmbjen e infrastrukturës dhe ndërtimin e rrugëve të reja.

22 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›