Madhi: PR-ja, brenda sesionit qeveritar merr post ministror në qeveri
Kryetari i Grupit Parlamentar të PR-së, Arjan Madhi, ka bërë të ditur dje se PR-ja do të përfshihet në qeveri brenda këtij sesioni parlamentar. Çka do të thotë që ndryshimet në qeveri pritet të realizohen së shpejti. “Kemi bërë publik vullnetin e kryeministrit Berisha për të përfshirë PR-në në kabientin qeverisës me një post ministror të rëndësishëm. Jemi të bindur se brenda këtij sesioni parlamentar kjo çështje do të përfundojë”, - është shprehur Madhi. Partia Republikane përfaqësohej në kabinetin qeveritar me kryetarin Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrotjes, i cili dha dorëheqjen pas ngjarjes së ndodhur në Gërdec, në 15 mars të këtij viti.
22 Korrik 2008