Berisha: Takimi me delegacionin KiE i frytshem
TIRANE- “Një takim të hapur dhe të frytshëm”- e ka konsideruar kryeministri Berisha takimin me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshilllit Europian, të kryesuar nga zoti Mevlut Cavusoglu.
Duke mos dhënë shumë detaje të bashkëbisedimit me delegacionin e Strazburgut kryeministri Berisha, njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike deklaroi se kishte shprehur gadishmërinë e maxhorancës për të trajtuar me seriozitet të gjitha problemet që ka Shqipëria.
Delegacionit të Asamblesë Parlamentare i urova mirëseardhjen dhe i përshëndeta për rezolutën e KiE.
"Takimi me ta ishte i hapur, i sinqertë dhe i frytshëm. Unë i shpreha disponibilitetin e plotë të qeversë dhe koalicionit për të trajtuar në mënyrë më serioze të gjitha problemet që ka në Shqipëri”- deklaroi kryeministri Berisha në fillim të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së.
Berisha gjithashtu informoi se gati 1000 specialistë shqiptarë janë të angazhuar për plotësimin e pyetësorit dhe dorëzimin e tij në Komisionin Europian brenda afatit. Po kështu gati 27 ekspertë të huaj asistojnë grupet e punës për hartimin sa më të plotë të këtij pyetësori.
Delegacioni i Asamblesë Parlamentare pritet të jap konkluzionet e takimeve me aktorët kryesorë politikë në konferencë për shtyp që do të zhvillohet nesër paradite.
(s.g/balkanWeb)