PS: Ligji i SHISH, mazhoranca e miratoi në fshehtësi
TIRANE-Partia Socialiste deklaroi sot se maxhoranca ka miratuar në fshehtësi të plotë projektligjin e SHISH. Për këtë PS i kërkoi kryeministrit të dënojë fajtorët si dhe I bëri thirrje të kërkojë falje për shkeljet që bën.
Deputeti socialist Saimir Tahiri në një konferencë për shtyp nga selia rozë deklaroi sot se ky veprim është një akt i rëndë që vë në dyshim të fortë, vullnetin e maxhorancës dhe kryeministrit për të zgjidhur kolapsin politik në vend duke kërcënuar tryezën e dialogut.
“Në një mbledhje sekrete, larg vëmendjes së opinionit publik, duke shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit (Neni 35), është mbledhur në fshehtësi të plotë Komisioni Parlamentar i Ligjeve dhe ka miratuar projekt ligjin e SHISH, duke shpërfillur thirrjet e Partisë Socialiste, apelin e shoqërisë civile, e madje duke shpërfillur edhe kërkesat e ndërkombëtarëve që më shumë se një herë i bënë thirrje maxhorancës të ndalet”.
Tahiri tha se PS disponon proces verbalin sekret prej 11 faqesh, që pasqyron mbledhjen dhe miratimin e p/ligjit të SHISH. “Në këtë proces verbal, janë rekordet e mbledhjes sekrete në komisionin e ligjeve, ku nëpërmjet një debati mediokër e fare formal, deputetët e maxhorancës së bashku me të dërguarin personal të Kryeministrit, materializojnë vullnetin e Sali Berishës për të kapur SHISH e për ta përdorur politikisht atë, siç ka bërë edhe në të shkuarën”.
Tahiri sulmoi si fajtore për këtë cështje dhe kryetaren e Kuvendit që sipas tij lejoi këto tryeza. “Përgjegjësi të drejtpërdrejtë mban Kryetarja e Parlamentit, e cila pse ka lejuar me vullnet të plotë apo pse ka lejuar pa dashje, që nën hundën e saj të zhvillohen mbledhje sekrete, në Kuvendin e Shqipërisë nga deputetë të paguar nga taksat e qytetarëve, të japë dorëheqjen e menjëhershme”.
Duke cilësuar këtë miratim si metoda fashiste, Tahiri theksoi se kjo të bën të dyshosh më shumë se kurrë se Berisha po synon të rikthejë SHIK-un famëkeq si institucion dhune e represioni për interesat e tij politike.
Në këto kushte PS i bën thirrje kreut të qeverisë të tërheqë ndryshimet që i miratuan në ligjin për SHISH, të shkarkojë kryetarin e Komisionit të Ligjeve si dhe të kërkojë falje publike ndaj grupeve të interesit.
(d.b/BalkanWeb)