Topalli – KiE-së: Hetim zgjedhjeve sipas Kushtetutës
TIRANE- Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ka informuar delegacionin e lartë të Këshillit Europian se maxhoranca është e gatshme të ngrejë një komision hetimor për zgjedhjet kushtetues dhe në respekt të vendimeve të gjykates Kushtetuese.
Takimi mes zonjës Topalli dhe delegacionit të KiE u zhvillua sot paradite. Ai ishte paracaktuar të zhvillohej pas takimit me presidentin Topi dhe para takimit me kryeministrin Berisha.
Në njoftimin për shtyp nga zyra e medias pranë parlamentit thuhet se gjatë bashkëbisedimit Kryetarja e Kuvendit vlerësoi miratimin e rezolutës nga KiE, rikonfirmoi vlerësimin për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet, si edhe deklaratën më të fundit të bërë nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Soares.
Sipas zonjës Topalli zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit ishin procesi më i mirë zgjedhor në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri dhe “ çdo përpjekje që cënon këtë arritje të madhe të Shqipërisë duhet konsideruar si përpjekje kundër interesave dhe aspiratave të popullit shqiptar.”
Në këtë kuadër zonja Topalli tha se ishte e angazhuar për të garantuar si dhe për të mbrojtur Kushtetutën, parlamentarizmin dhe shtetin ligjor dhe se bojtoki i opozitës ishte dënuar dhe nga ndërkombëtarët.
“Bojkoti i opozitës është një mohim i demokracisë, është një praktikë e dënueshme dhe si e tillë është konsideruar nga të gjithë dokumentat e institucioneve ndërkombëtare. Ajo informoi dhe për përpjekjet e saj insitucionale për të komunikuar me çdo deputet të opozitës, duke i ftuar ata të respektojnë Kushtetutën dhe mandatin që i ka dhënë populli.
(s.g/BalkanWeb)