Endeavour ateron me sukses në Floridë
FLORIDA-Anija kozmike amerikane Endeavour me gjashtë astronautë ka zbritur me sukses në Tokë, në Floridë, në natën midis të dielës dhe të hënës.
Gjatë misionit, i cili zgjati dy javë, astronautët në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës dërguan një modul të ri (Tranquility) dhe dritare të madhe, përmes të cilës mund të shihet Toka.
Dy seksionet e reja të instaluara nga gjashtë astronautë të Endeavour dhe pesë nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës janë siguruar nga Agjencia Evropiane e Hapësirës dhe kanë kushtuar më shumë se 400 milionë dollarë.
Me instalimin e tyre, Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës ka përfunduar 98 %.
Ka mbetur që me katër fluturime të anijeve kozmike të dërgohen edhe pjesët rezervë dhe furnizimet.
Ky ishte misioni i parafundit i Endeavour, ndërsa i fundit është planifikuar për në fund të korrikut.
NASA planifikon që në vjeshtë të përfundojë këtë projekt, ndërsa Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës do ta furnizojnë misionet nga Rusia, BE-ja dhe Japonia.
(d.b/BalkanWeb)