Berisha: Tashmë, Shqipëria në moshën dixhitale
"Çdo familje shqiptare do të ketë kompjuter krahas televizorit në shtëpi. Qeveria ime do të pajisë me kompjuterë të gjitha familjet shqiptare". Ky është premtimi i Kryeministrit Sali Berisha në konferencën për shoqëritë e komunikacionit. Duke folur në Konferencën për Shoqërinë e Informacionit, Berisha premtoi se qeveria ka mobilizim fondesh për kapjen e moshës dixhitale.
Kryeministri Berisha njoftoi se në muajin janar, të gjithë tenderët do të jenë elektronikë. Qeveria synon të zhvillojë një program të përgjithshëm për edukimin e popullatës për përdorimin e internetit në vazhdën e nismës "Shqipëria në moshën e internetit". "Së shpejti do të licencohen kompani të tjera, të cilat aksesin në internet do ta bëjnë të mundshëm për të gjithë qytetarët", u shpreh Berisha. Në fund, Kryeministri tha se revolucioni i teknologjisë i dy dekadave të fundit ka transformuar më shumë se çdo gjë tjetër shoqërinë njerëzore, duke i dhënë asaj dimensionin e shoqërisë së informacionit. Programi "Cards 2005" parashikon një ndihmë prej 1 milion eurosh në fushën e Teknologjisë së Informacionit. 800 mijë euro janë shpenzuar për pajisje kompjuterike për Administratën Publike dhe 200 mijë euro po shpenzohen për asistencë teknike në fushën e legjislacionit të teknologjive të informacionit.