E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Taske Force për eshtrat e të ekzekutarve nga regjimi

TIRANë- Pak ditë pas gjetjes së disa skeleteve njerëzorë para pak ditësh në Malin e Dajtit, qeveria angazhohet të ngerë një grup të posacëm pune për zbulimin e trupave që u ekzekutuan u ekzekutuan nga regjimi komunist. Këshilli i Ministrave do të miratojë në mbledhjen e tij të ardhshme ngritjen e një Taske Force për kërkimin këtyre eshtrave. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Kryeministri Berisha informoi mediat mbi këtë vendim të rëndësishëm, ndërsa theksoi se Taske Forca do të merret me kërkimin dhe gjetjen e trupave të burrave dhe grave, intelektualëve dhe punonjësve, qytetarëve të këtij vendi që u ekzekutuan barabarisht nga regjimi hoxhist, vetëm sepse besonin te fjala e lirë, te Zoti, tek vendi i tyre, pra në vlera sa hyjnore aq edhe njerëzore". Kryeministri kërkoi që Ministria e Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë të përgatisin vendimin që përcakton procedurat e ngritjes së kësaj Taske Force dhe ta sjellin atë në qeveri. Tre ditë më parë (7 shkurt), në afërsi të komunës Linzë, pranë malit të Dajtit (Tiranë), u zbulua një varr masiv ku u gjetën eshtrat e 19 personave, që mendohet se janë viktima të krimeve të diktaturës komuniste. Eshtrat u gjetën në sajë të kërkimeve të djalit të njërit prej atyre qindra të dënuarve nga diktatura, të cilëve regjimi komunist u mohoi edhe të drejtën për të pasur një varr. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›