E Shtunë, 31 Tetor 2026

Historia e Majglenit të verbër. Apeli babait per t'i kthyer driten e syve

MAT- Për Majglenin bota është e madhe, e bukur dhe me shumë ngjyra; të kuqe, e verdhë, portokalli, jeshile, gri si sytë e tij. Por fati e ka privuar të shikojë ngjyrat. Djaloshi 9 vjecar është rritur në një botë të errët, ku dhe kontakti e orientimi me botën jashtë është ndryshe, nëpërmjet të prekurit. Udhërrëfyesit e tij janë babai Haliti, e ëma, motra më e vogël apo të afërm të tjerë që banojnë në fshatin Shulbater të Matit. Majgleni është i verbër. Ka humbur shikimin që kur ishte tre javësh. Halit Taka, babai i djaloshit tregon se kishin gjetur Majglenin në djep me temperaturë të lartë. Mjekët i kishin thënë se fëmija kishte kaluar epilepsinë dhe kishte humbur shikimin.“I bëmë vizita mjekësore për sytë, por mjekët nuk e kuptuan se nga se vuante djali. Na thanë se mund të ketë nevojë për te neurologu.” - tregon babai copëza të historisë së rrugëtimit të vizitave në mjekët shqiptarë sa në qytetin e Burrelit, në kryeqytet, Tiranë. Askush nuk i ka dhënë zgjidhje problemit ndërsa shpresa e vetme është një vizitë mjekësore jashtë shtetit.E vetmja shpresë për familjen Taka, është që apeli në media të dëgjohet nga instancat përkatëse për dhënë ndihmën e nevojshme për t’i kthyer dritën e syve Majglenit. “I bëj thirrje presidentit, kryeministrit, zonjës Topalli, ministrit të Shëndetësisë, biznesmenëve të më ndihmojnë për t’i kthyer sytë fëmijës tim.”- Ky eshte apeli qe babai i Majglenit ben ne NEWS 24. Halit Taka është i vetmi person në familje që punon, dhe kushtet ekonomike e financiare janë të pamjaftueshme për të përballuar një kurim jashtë shtetit.(Suela Gera/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›