Çfarë thotë ligji për gjobat mbi shkeljet
Neni 44 i këtij ligji parashikon gjobat për çdo person në bazë të shkeljes që ka kryer. Në rastin e mosvetëdeklarimit apo për mosdeklarim me kërkesë, zyrtari dënohet me gjobë nga 5 mijë dhe 10 mijë lekë. Për moslëshim autorizimi, zyrtari dënohet me gjobë nga 10 mijë lekë deri në 20 mijë lekë. Për mosdeklarim periodik në afat dhe pa shkaqe të arsyeshme, zyrtari ose personi i lidhur me të, që mbart detyrimin për deklarim, dënohet me gjobë nga 20 mijë lekë deri në 30 mijë lekë. Gjoba jepet nga Inspektori i Përgjithshëm. me propozimin e eprorit ose të institucionit epror ose, kur shkelja verifikohet drejtpërdrejt, nga Inspektorati i Lartë.