Berisha: Të ndëshkohet dhuna ndaj mjekëve
Kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka dënuar aktin brutal ndaj mjekut Agron Ylli dhe u ka kërkuar institucioneve përgjegjëse që të japin ndëshkimin e merituar ndaj autorit.
Në një deklaratë publike të dhënë nga zyra e shtypit, thyhet se Kryeministri Berisha dënon me ashpërsinë më të madhe aktin e shëmtuar kriminal të kryer një ditë më parë ndaj mjekut të njohur. “Qeveria, ndërsa i uron shërim të shpejtë mjekut, u kërkon institucioneve përgjegjëse të japin ndëshkimin e merituar agresorit”, - thuhet në deklaratë. Ndërkohë, një reagim në lidhje me këtë çështje ka pasur edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, e cila në një konferencë për shtyp shprehu shqetësimin për rastet e dhunës që janë shfaqur ndaj bluzave të bardha muajt e fundit. Duke i cilësuar si të papranueshme, ministrja Godo i bëri apel shoqërisë dhe politikës të jenë në krah të mjekëve. Ajo tha se lufta kundër korrupsionit po nxjerr anën e saj më negative dhe po prek bluzat e bardha. Ministrja shtoi se ka besimin dhe mbështetjen e qeverisë për ndryshimin e gjendjes në sistemin e shëndetësisë. Këto sulme janë dënuar edhe nga mjekët shqiptarë, të cilët i kanë cilësuar si të papranueshme sulmet ndaj tyre.
Para dy ditësh një mjek është sulmuar dhe goditur me thikë në zyrën e tij në Tiranë nga bashkëshorti i një pacienteje. Mjeku endokrinolog dhe diabetolog Agron Ylli, u qëllua dy herë me thikë nga 35-vjeçari Bujar Valisi vetëm sepse nuk pranoi që t’i siguronte një fletë kempi bashkëshortes së tij.
Gruaja e agresorit prej më shumë se shtatë vjetësh vuante nga gjëndrat tiroide. Gjendjen e saj e kishte ndjekur mjeku Agron Ylli, ndaj dhe Bujar Valisi çonte gruan e tij në klinikën e Yllit për të marrë mjekime. Mësohet se 35-vjeçari ka tentuar t’i sigurojë “kemp” gruas së tij, me qëllim që ajo të paguhej nga shteti për shkak se sëmundja e saj ishte e gjatë dhe nuk mund të ishte e aftë për të punuar. Por, për të marrë një vërtetim mjekësor, nga i cili do të tregohej paaftësia e pacientes për të punuar për shkak të sëmundjes, Valisi është paraqitur te mjeku Agron Ylli, i cili prej vitesh e kuronte atë. Por doktori i është përgjigjur se ai nuk ka lidhje me kempin sepse atë e vendos një komision i veçantë. Ai merret vetëm me mjekimet. Në këtë moment Valisi ka shfaqur shenja agresiviteti. Ai ka dëgjuar deri në fund mjekun dhe më pas ka nxjerrë një thikë, të cilën e kishte me vete, duke goditur dy herë Yllin. Ka qenë ndërhyrja e shpejtë e kolegëve të tij, që ka bërë të mundur që ai të shpëtonte nga vdekja.
Ngjarjet e mëparshme
Ndaj bluzave të bardha ka pasur edhe dy raste të tjera, kur ata janë qëlluar dhe plagosur me thikë. Më 30 shtator të këtij viti mjeku neurolog Kosta Koçi u qëllua me thikë në klinikën e tij private në Vlorë. Policia nisi hetimet për të identifikuar dhe kapur autorin e plagosjes së mjekut 65-vjeçar. Ndërsa më 11 prill të këtij viti, Ali Rifatllari, mjek në spitalin “Nënë Tereza”, u godit me thikë në ambientet e spitalit. Autori i ngjarjes, Arben Strazimiri, tha se kishte marrë hakun e dajës së vdekur.