Vrasje në Tiranë, qëllohet me çifte 29-vjeçari për pronën
Një 29-vjeçar ka humbur jetën, pasi u qëllua me çifte nga dy persona në një konflikt pronësie. Xhevdet Qefalia është goditur një herë me armë gjahu nga Kujtim Bakalli, 45 vjeç, dhe ka humbur jetën teksa po transportohej në spital. Ngjarja ndodhi në ditën e djeshme në periferi të Tiranës, në zonën e Saukut. Sipas burimeve nga policia, vrasja ka ndodhur për motive pronësie. Viktima dhe autori kishin disa vite që ishin në një konflikt për pronësinë dhe i ishin drejtuar edhe gjykatës. Ndërsa ditën e djeshme janë përdorur edhe armët, ku për pasojë ka humbur jetën 29-vjeçari. Forcat e komisariatit nr. 1 kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku dhe kanë arrestuar 45-vjeçarin dhe shoqëruan në polici djalin e tij 18-vjeçar Endrit Bakalli. Ata janë dërguar menjëherë për në ambientet e paraburgimit, në pritje për të dalë përpara gjykatës për të marrë masën e arrestit.
Ngjarja
Rreth orës 10 e 50 Xhevdet Qefalia, së bashku me 5 të afërm të tij, kanë shkuar në tokën të cilën ata e konsideronin pronë të tyre, e cila ndodhej në Sauk, pas kthesës së Sanatoriumit. Aty kanë filluar që të ndërtojnë një gardh për të mos lejuar që persona të tjerë të futeshin në atë pjesë, të cilët pretendonin se u përkiste. Në pjesën tjetër të tokës, ka qenë 45-vjeçari dhe djali i tij, të cilët janë nervozuar kur kanë parë se 29-vjeçari po e ndërtonte gardhin edhe në pjesën e tokës, që edhe ata vetë e konsideronin të tyren. Të dyja palët kanë filluar që të debatojnë. 45-vjeçari i ka kërkuar Qefalisë që të mos e vendosë gardhin aty, pasi ishte pronë e tij. Por një gjë e tillë është kundërshtuar me forcë nga pala tjetër dhe ka nisur debati. Kjo e ka acaruar Kujtim Bakallin, i cili ka shkuar dhe ka marrë armën e tij të gjahut që e mbante me vete, një çifte. Në fillim, ai ka qëlluar në ajër për të trembur 29-vjeçarin dhe të afërmit e tij dhe të bënte që ata të largoheshin. Por, kjo i ka acaruar më tepër ata, ku më pas kanë filluar që të qëllojnë me gurë. 45-vjeçari më pas ka drejtuar armën drejt Qefalisë dhe e ka qëlluar atë. Viktima është përpjekur të largohet, duke ecur disa metra dhe më pas është rrëzuar afër rrugës. Ai është transportuar menjëherë nga familjarët për në spital, por plagët e marra në trup kanë qenë të rënda, duke i shkaktuar hemorragji dhe më pas ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital.
Policia
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e komisariatit nr. 1 të Tiranës, të cilat kanë nisur nga puna për arrestimin e autorit. Pas rrethimit të zonës, ato kanë arrestuar 45-vjeçarin Kujtim Bakalli, si autor të ngjarjes dhe kanë shoqëruar për në polici djalin e tij 18-vjeçar. U ngrit një grup hetimor, i cili rrethoi zonën ku kishte ndodhur vrasja dhe mori dëshmitë e para. Nga hetimet paraprake u arrit konkluzioni se të dyshuar për këtë vepër penale janë Kujtim Bakalli, 45 vjeç, dhe djali i tij, Endrit Bakalli, 18 vjeç. Nga forcat e komisariatit nr. 1 u arrit kapja e dy autorëve si dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i armës së krimit e llojit çifte.
Sipas burimeve nga policia, dyshohet se motivi kryesor i kësaj ngjarjeje të jetë ai i pronësisë. Mësohet se dy familjet pretendojnë se janë pronarë të një pjese toke, të ndodhur në Sauk. Ato i ishin drejtuar edhe gjykatës për t’i dhënë zgjidhje këtij konflikti dhe ishin në gjyq prej disa vitesh. Të arrestuarit janë shoqëruar në ambientet e paraburgimit, në pritje për të dalë përpara drejtësisë shqiptare për të marrë masën e arrestit. Ata akuzohen për “vrasjes me dashje”.