E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milot, rrëshqitja e dheut rrezikon pesë familje

Rrëshqitja e dheut, si pasojë e reshjeve, rrezikon pesë familje në fshatin Delbnisht të komunës së Milotit në Kurbin. 5 banesa rrezikojnë shembjen nga erozioni në këtë zonë malore, ndërsa 30 familjarë jetojnë me ankthin e shembjes së shtëpive të tyre. Një masiv i madh dherash ka pësuar rrëshqitje, duke bërë që muret e banesave të kenë çarje dhe nëse nuk bëhet ndërhyrje e menjëhershme, jeta e 30 familjarëve është në rrezik serioz.

Banorët shprehen se me shirat e fundit të rëna janë tërësisht të rrezikuar nga prishja e shtëpive të tyre, si pasojë e rrëshqitjes së dherave. Ata thanë se vendi është bërë i pabanueshëm dhe inxhinierët që kanë qenë të pranishëm, kanë theksuar se s’mund të qëndrohet më aty. Banorët kërkojnë ndërhyrjen e strukturave të qeverisë, pasi e kanë të pamundur të rindërtojnë shtëpi të reja.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›