Zjarr makinës së shefit të Qarkullimit Rrugor të Tiranës
Makinës së shefit të Qarkullimit Rrugor të Tiranës, Krenar Ahmeti, iu vu flaka ditën e djeshme nga persona të paidentifikuar. Ngjarja ndodhi në mëngjesin e ditës së diel dhe nga hetimet paraprake rezulton se zjarrvënia është e qëllimshme. Sipas policisë, autorët e kësaj ngjarjeje kanë spërkatur me benzinë pjesën e pasme të makinës, e cila përdorej nga Krenar Ahmeti, duke i vënë më pas flakën. Për pasojë, është djegur prapakolpi i makinës dhe sediljet në pjesën e pasme të saj. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku ka nisur nga puna për zbardhjen e autorëve të saj. Shefi i Qarkullimit Rrugor të Tiranës është një prej personave që ka hasur jo pak “probleme” gjatë kryerjes së detyrës së tij në rregullimin dhe riorganizimin e trafikut kaotik kryeqytetas. Megjithatë, në disa raste, kjo nuk është pritur mirë nga persona të caktuar, duke hapur edhe procese gjyqësore ndaj Ahmetit. Nga hetimet paraprake rezulton se zjarrvënia në makinën e tij të policisë, pronë e shtetit, të cilën ai kishte në përdorim, është e qëllimshme.
Ngjarja
Sipas burimeve nga policia, ngjarja ndodhi në lagjen “Mihal Grameno”. Rreth orës 2:00 të mëngjesit të djeshëm makina e shefit të Qarkullimit Rrugor është përfshirë nga flakët. Makina ishte parkuar në anë të rrugës “Ali Visha”. Sapo ka parë se automjeti i tij, pronë e shtetit, tip “Volksvagen Pasat”, ishte në flakë, Ahmeti ka lajmëruar policinë dhe forcat zjarrfikëse për të shuar flakët. Brenda pak minutash ato kanë shkuar në vendngjarje ku dhe më pas kanë shuar flakët. Sipas policisë, nga flakët u dogj vetëm prapakolpi i makinës si dhe sediljet e pasme të saj. Agjentët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Hetimet
Policia ngriti menjëherë një grup pune për të hetuar për shkaqet e zjarrit në makinën e shefit të Qarkullimit Rrugor të Tiranës. Nga hetimet paraprake rezulton se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme. Autorët kanë përdorur një shishe benzinë, me të cilën kanë spërkatur pjesën e pasme të makinës dhe më pas i kanë vënë asaj flakën. Hetuesit kanë marrë të dhënat e para nga vendngjarja për të arritur që të zbulojnë identitetin e3 autorëve. Sipas burimeve nga policia, pista kryesore është ajo e zjarrvënies së qëllimshme, si pasojë e ndonjë konflikti të mundshëm nga ana e shefit të Qarkullimit Rrugor të Tiranës, të lindur për shkak të detyrës.