Lushnjë, gjendet arsenal armësh në shtëpinë e një 16-vjeçari
Policia e Lushnjës ka gjetur një arsenal armësh në shtëpinë e një 16-vjeçari në qytet. Policia po ndiqte adoleshentin me inicialet K. Z. për vjedhje, ndaj edhe i kontrolloi shtëpinë, ku iu gjetën: një automatik model 56, një pistoletë TT, një pistoletë e markës Ekol & Voltran Tuna, një armë automatiku, model ende i papërcaktuar nga policia, si dhe tre krehra automatiku model 56, një krehër pistolete, disa fishekë të kalibrit 54 dhe 56.
Gjithashtu, kontroll u ushtrua edhe në banesën e shtetasit Ramazan Zeneli, gjyshi i adoleshentit K. Z., ku edhe aty është gjetur një automatik model 56. Gjyshi, 76- vjeçar, do të ndiqet në gjendje të lirë, pasi nuk përbën rrezik për largim. Drejtues të policisë së Lushnjës thanë se adoleshenti dyshohej për vjedhje bashkë me dy shokë të tij dhe nisur nga kjo, u ushtrua kontroll në banesë, ku më pas iu gjet arsenali i armëve.