Sherr bandash në Udine, dy shqiptarë të plagosur dhe tetë arrestime
Dy shqiptarë kanë rrezikuar seriozisht jetën pas një sherri në Udine. Gjithçka ka nisur në një lokal të qytetit për të vazhduar më pas në parkimin e tij. Katër shqiptarë të moshës 18-26 vjeç janë përleshur me katër marokenë.
Sherri ka nisur me gurë për të vazhduar pastaj me plagosjen e dy prej shqiptarëve. Një maroken ka nxjerrë një thikë dhe duke u mbrojtur tek shokët e tij ka qëlluar dy prej të rinjve, duke u shkaktuar plagë të rënda atyre.
Pas arrestimit është dhënë akuza për tentativë vrasjeje për marokenin Nabil Bazi. Por në pranga kanë përfunduar edhe tre shokët e tij: Ahmed Achbani, 19 vjeç, Soufiani Mourad, 26, e Moussa Msatfi, 21. Gjithçka ka nisur pasi marokenët kanë filluar që të ngacmojnë një të ri me ngjyrë. Katër shqiptarët i kanë ardhur atij në ndihmë, duke bërë kështu që ata të reagonin dhunshëm. Më pas, ka pasur një përplasje të dhunshme, ku shqiptarët Alushi dhe Korsheshi u plagosën me thikë. Ata më pas u transportuan në spital, ku janë jashtë rrezikut për jetën.