E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pagesat për vërtetime e veprime të tjera do të regjistrohen

15/01/2010  Ndryshon mënyra e mbledhjes së pagesave nga studentët
Sekretaritë mësimore në universitete do të regjistrojnë të dokumentuar të gjitha pagesat që do të bëhen nga studentët. Për të mos lejuar rrjedhjen e pagesave, Ministria e Financave ka ndryshuar mënyrën e mbledhjes së pagesave nga studentët. Shkresa përkatëse synon që të kontrollojë burimet e të ardhurave që do të mblidhen nga universitetet. Kështu, për çdo pagesë (edhe për tarifat më të vogla prej 100 lekësh) që duhet të bëjnë studentët, qoftë për marrjen e vërtetimeve, procedurën e regjistrimit apo ndjekjen e programeve të ndryshme, do të plotësohet një formular. Fillimisht studentët do të paraqiten te zyra e regjistrimit në katin e parë të rektoratit, aty do të tërheqin një formular, ku saktësohet lloji i pagesës. Ky formular do të plotësohet nga personeli i zyrës në dy kopje. Të dyja kopjet e formularit plotësohen dhe firmosen nga përgjegjësi i zyrës, por dhe nga studenti. Ndërkohë secili prej formularëve ka një numër rendor dhe regjistrohet në një regjistër të veçantë. Pas kësaj procedure studenti paraqet një kopje të plotësuar të formularit në bankë për të bërë pagesën përkatëse. Faturën e bankës studenti e sjell te zyra e regjistrimit, ku kjo faturë do t’i bashkëngjitet kopjes së dytë të formularit dhe arkivohet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›