E Diel, 1 Nëntor 2026

Gripi i derrit /Shtatzëna del nga reanimacioni, dy të tjerë në rrezik

Raportimet e përditshme të situatës së qarkullimit të virusit pandemik A/H1N1 tregojnë se ka rënie të qarkullimit të gripit, por nga ana tjetër, çdo ditë nuk mungojnë rastet me komplikacione. Prej ditës së djeshme ka dalë nga gjendja e rrezikut për jetën gruaja shtatzënë, e cila mbahej në terapi intensive në spitalin universitar të sëmundjeve të mushkërive “Shefqet Ndroqi”. Ndërsa lajmi jo i mirë është që janë edhe dy raste të tjera të prekura nga gripi i derrit A/H1N1, që aktualisht ndodhën në rrezik për jetën. Pacientët e prekur nga gripi, të cilët kanë shfaqur komplikacione, po marrin terapi intensive pranë pavijoneve të shërbimeve të specializuara në sanatorium, ndërkohë që të tjerë paraqiten për analiza apo konsultë në shërbimet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ata më pak problematikë mbahen nën vëzhgim në dhomat e shtrimit, të tjerët të cilët shfaqin komplikacione më të rënda, futen në terapi intensive, intubim, oksigjen “artificial”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›