E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Tender për Unazën e Madhe

Kryeministri Sali Berisha ka njoftuar zhvillimin e një tenderi ndërkombëtar për Unazën e Madhe. Kreu i qeverisë kërkoi bashkëpunim nga qeveritë vendore që preken nga Unaza e Madhe për zhvillimin e këtij projekti. Kryeministri tha gjithashtu se do rishikohet çmimi i tokës.
Beridha foli edhe për titujt e pronësisë duke deklaruar se ligji për titujt e pronësisë do të shqyrtohet javën e ardhshme. Berisha garantoi se do kompensohen 600 pronarë dhe do legalizohen 6 mijë familje.
Deklaratat e Berishës u bënë në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›