Lulzim Basha është hetuar pa të drejtë
03/02/2009 Vendimi i Gjykatës së Apelit rrëzoi 2 herë Prokurorinë për rrugën Durrës–Kukës
Mbyllet përfundimisht odiseja e dosjes më të përfolur, fiton ministri i Jashtëm
TIRANË- Çdo veprim i kryer pas datës 6 nëntor 2008 kundër Lulzim Bashës nga ana e Prokurorisë duhet të cilësohet i paligjshëm. Me këtë vendim doli dje Gjykata e Apelit kur i dha të drejtë Lulzim Bashës për të rrëzuar të gjitha veprimet e akuzës. Gjykata e Apelit vendosi dje të lërë në fuqi vendimin e dhënë nga gjyqtarja Fatmira Hajdari, që shkon në favor të ministrit të Jashtëm Lulzim Basha. Ka qenë një vendim i shkurtër vetëm me tre rreshta. Gjyqtari Pajtim Hoxha vendosi të lërë në fuqi vendimin e dhënë nga shkalla e parë duke e konsideruar të drejtë dhe pa asnjë shkelje ligjore. Në këto kushte Lulzim Basha nuk duhet të gjykohet në Gjykatën e Lartë, pasi dosja e dërguar atje është jashtë çdo afati ligjor, madje edhe flet-thirrjet e Prokurorisë për ta pyetur me cilësinë e të pandehurit janë jashtë çdo afati.
Shkelja e afateve
Vendimi i djeshëm ka përmbysur gjithçka. Të njëjtin vendim dha kjo gjykatë edhe për Andi Tomën dhe Armand Telitin, të cilët kundërshtuan zgjatjen e hetimeve të Prokurorisë. Ndërkohë që Prokuroria e Përgjithshme ishte shprehur për moskompetencën e shkallës së parë duke ia kaluar të gjitha kompetencat Gjykatës së Lartë. Për Apelin vendimi i dhënë nga Fatmira Hajdari është në përputhje me ligjin. Gjyqtarja Fatmira Hajdari vendosi që padia e Lulzim Bashës, i cili kundërshton Prokurorinë për fletë-thirrjen e dërguar në adresë të tij me qëllim paraqitjen në Prokurori në datë 24 nëntor dhe komunikimin e akuzës në datë 28 nëntor, të merret parasysh. Gjykata vendosi duke iu referuar nenit 141 të Kushtetutës, i cili thotë se një person me imunitet gjykohet në Gjykatën e Lartë vetëm kur dosja është dërguar. Në këtë rast dosja nuk është dorëzuar, dhe se kërkesa e Lulzim Bashës në gjykatën e Tiranës është vetëm një akt procedural dhe nuk është një gjykim i një dosje. Në Kushtetutë nuk përcaktohet se një akt-procedural duhet të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë.
Rrëzimi
Duke iu referuar nenit 73 të Kodit të Procedurës Penale, gjykata çmoi se një procedurë nuk mund të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë, por në Gjykatën e Shkallës së Parë edhe në rastet kur kërkuesi është një person me imunitet. Për sa më sipër gjykata rrëzon kërkesën e Prokurorisë. Pas dhënies së vendimit prokurori Arben Kraja kërkoi dorëheqjen e gjyqtares Fatmira Hajdari në bazë të nenit 17 të Kodit të Procedurës Penale.
Debatet
Prokurori tha se kërkesa e tij për përjashtim erdhi si pasojë e vendimit të gjykatës. Pas gjithë debateve gjykata vendosi të shfuqizoi vendimin e Prokurorisë për të thirrur në cilësinë e të pandehurit Lulzim Bashën. Po kështu gjyqtarja Fatmira Hajdari i kujtoi prokurorit se ka shkelur ligjin në momentin kur ka thirrur jashtë të gjitha afateve Lulzim Bashën për ta pyetur në cilësinë e të pandehurit.
Afatet
Një tjetër fakt që preku gjykata ka qenë edhe zgjatja e afateve të hetimit. Afatet e hetimit sipas gjyqtares Fatmira Hajdari janë zgjatur pa asnjë të drejtë ligjore. Në këto kushte dosja, e cila ka shkuar në Gjykatën e Lartë dhe duhet të merret në shqyrtim në datë 27 shkurt 2009, është e pavlefshme. Vet avokati i Bashës ishte shprehur për pavlefshmërinë e provave të akuzës, por Prokuroria nga ana e saj kundërshtonte.
Prokuroria
Në Apel, akuza kërkoi rrëzimin e vendimit nga Hajdari. Por kërkesa e Prokurorisë nuk u mor parasysh. Prokuroria është shprehur se Basha duhet të gjykohet vetëm në shkallën e tretë të gjyqësorit. Por Apeli konstatoi se neni 141 i Kushtetutës i jep të drejtë shkallës së parë për të gjykuar kërkesat procedurale edhe për personat që janë me imunitet duke patur parasysh faktin se kërkesat paraqiten në kohën kur dosja ndodhet në hetim.
Gjykata e Lartë
Në këto kushte dosja që ndodhet në Gjykatën e Lartë duhet të cilësohet e pavlefshme. Për të parë rezultatin e vendimeve të Apelit duhet të pritet data 27 shkurt, kur Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë do të shqyrtoi dosjen e Lulzim Bashës. Basha akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “pabarazi në tender”. Rruga Durrës Kukës është pjesë e kësaj akuze. Bashkë me Bashën në bankën e të akuzuarve ndodhet edhe vartësi i tij Andi Toma.
Akuzat
Për muaj të tërë pa ndërprerje u akuzua ministri i Jashtëm Lulzim Basha se kishte kryer shkelje, ku përfitimi kishte të bënte me miliona. Fillimisht akuza u hodh nga forcat politike e më pas Prokuroria nisi të hetonte. Madje medias iu shpërnda e plotë kërkesa e Prokurorisë, ku hetimi ishte kryer në bashkëpunim me ekspertët. Por duket se gjithë këto veprime rezultuan nulë sepse akuza nuk zbatoi afatet.