Berisha: Trafikantët e tragjedisë së Butrintit, para ligjit
Kryeministri Sali Berisha kërkoi dje nxjerrjen para ligjit të trafikantëve që çuan në vdekjen tragjike të Butrintit. Ai shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për një kontroll gjithnjë e më të mirë të kufirit dhe për plotësimin e të gjitha kritereve dhe standardeve që do të japin mundësinë e liberalizimit të vizave dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në Bashkimin Evropian.
Përmes një deklarate për shtyp, zëdhënësja e Kryeministrit, Juela Meçani, theksoi se "që në çastin e parë të marrjes së njoftimit për përmbysjen e dy varkave në Butrint, Kryeministri ka ndjekur hap pas hapi të gjitha zhvillimet dhe është interesuar menjëherë për ndihmën mjekësore që u është dhënë të mbijetuarve". “Kryeministri Berisha u ka kërkuar autoriteteve respektive që t’u gjenden pranë familjarëve të njerëzve të mbytur për të lehtësuar dhimbjen e tyre të madhe. Ai ka ndjekur operacionin e kërkim-shpëtimit si dhe ka kërkuar veprimin energjik për gjetjen, identifikimin dhe vënien përpara ligjit të përgjegjësve për organizimin dhe realizimin e këtij akti kriminal me pasoja të rënda, në të cilën humbën jetën 4 qytetarë shqiptarë", - tha znj. Meçani. Sipas saj, "deri tani janë arrestuar 6 persona me akuzën për kryerjen e këtij trafiku dhe po vazhdon kërkimi për disa të tjerë, ndërkohë që Kryeministri ka urdhëruar vazhdimin e operacioneve të kërkim shpëtimit". "Reagimi i z. Rama dhe i eksponentëve të tjerë të PS-së lidhur me këtë ngjarje është në linjën e akuzave boshe dhe të përpjekjeve për të nxjerrë përfitime politike nga vdekja. Kjo është në moralin dhe të drejtën e tyre, por ajo që është e papranueshme, janë thirrjet e tyre për lejimin e skafeve, njëlloj si të jenë zëdhënësit e skafistëve dhe jo si përfaqësues të forcës kryesore opozitare në vend", - tha zëdhënësja e Kryeministrit. Me këtë rast, znj. Meçani vuri në dukje se "Kryeministri Berisha nuk mund të mos shprehë shqetësimin për interesa jo të pastra që fshihen pas thirrjeve të opozitës". "Natyrisht, ai nuk pajtohet me to, sepse rikthimi i skafeve parakupton jo vetëm mundësinë e tragjedive më të mëdha në det, por ndëshkimin e Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve për liberalizimin e vizave. Dhe kjo nuk mund dhe nuk do të ndodhë për interesa të një grushti individësh për t’u pasuruar me veprimtari kriminale apo të politikanëve që duan të ndajnë me ta trofetë e këtij trafiku", tha znj.Meçani.