E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klosi sulmon Bogdanin

Zëdhënësi i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, ishte objekt i sulmit të djeshëm të PS-së. Sipas sekretarit organizativ të kësaj partie, Blendi Klosi, zëdhënësit e rinj të PD-së tregojnë se në çfarë gjendjeje të mjerueshme ndodhet partia. Ai e konsideroi Bogdanin tellall të Kryeministrit që artikulon deklarata të pakuptimta. “Për të kuptuar gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet Partia Demokratike, mjafton të vlerësosh zëdhënësit e saj më të rinj, të cilët janë transformuar në tellallë të paturpshëm të liderit të tyre Sali Berisha, të cilët në deklarata të pakuptimta kërkojnë të shmangin vëmendjen. Ajo çfarë e gjithë qytetaria sot po kërkon, është që Sali Berisha, jo vetëm të largohet nga drejtimi i qeverisë, por ai urgjentisht duhet të largohet edhe nga jeta politike e vendit”, - tha Klosi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›