Berisha: Trebicka nuk pranoi të blihej për të nxjerrë fjalë ndryshe
Kryeministri Sali Berisha ka reaguar dje pas akuzave të opozitës në lidhje me vdekjen e dyshimtë, sipas tyre, të biznesmenit Kosta Trebicka, pak ditë më parë. Kreu i qeverisë deklaroi se biznesmeni Kosta Trebicka ishte tentuar të blihej, për të thënë fjalë ndryshe, por ai, sipas Kryeministrit, nuk e bëri një gjë të tillë dhe tregoi të vërtetën. “E tha në një kohë kur e vërteta është se do kishit paguar shuma të mëdha të parash për t’i nxjerrë një fjalë ndryshe nga ajo që tha ai. Ai tregoi karakterin e tij. Ai nuk pranoi të thoshte atë që donit ju, por pranoi të thoshte bindjen e tij”, - tha Berisha. Biznesmeni Trebicka kishte folur publikisht për një takim me djalin e Kryeministrit, Shkëlzenin, duke thënë se kishte qenë një takim sqarues dhe ai nuk kishte të bënte fare me problemet që ai kishte hasur në Ministrinë e Mbrojtjes.
Reagimi i Kryeministrit erdhi pas akuzave të kryetares së Grupit Parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj, e cila u shpreh se “qeveria duhet të kërkojë ndjesë për paaftësinë e saj, për të mbrojtur një shtetas dhe një dëshmitar kyç të çështjes”. Kryeministri tha se kjo është akuzë politike dhe se opozita po tenton të fitojë politikisht me këtë ngjarje, pasi kërkesën për mbrojtje dëshmitarësh e bën Prokuroria. “Ka tre ditë që me një stuhi të pashembullt akuzash, opozita ka shfrytëzuar një ngjarje tragjike siç ishte vdekja e Kosta Trebickes për të ndërmarrë sulmet më të pabaza. Në gjykimin tim do të thosha se t’i përmbahesh motos “Rroftë vdekja dhe poshtë qeveria!” është një barbari morale”, - tha Berisha. Më tej, Kryeministri hodhi hije dyshimi në lidhje me deklaratat e kreut socialist, Rama. Sipas Berishës, Rama akuzoi për vrasje vetëm tri orë pas ngjarjes, kur ende familjarët nuk kishin identifikuar viktimën. “Sigurisht ka marrë një përgjigje kryetari juaj, i cili dridhej e përdridhej si purteka para mediave në një kohë kur bashkëshortja dhe familjarët ende nuk kishin mbërritur për të bërë identifikimin e kufomës. ǒështë kjo? Edhe një mijë deklarata të bëni të këtij lloji, unë nuk kam asnjë lloj impresioni nga deklaratat tuaja, ju ftoj të prisni rezultatet. Ju kështu lëshuat akuza edhe dy muaj më parë dhe u tregua që s’kishte asgjë, nuk u shërbejnë këto qëndrime dhe janë joserioze për një opozitë”, - tha Berisha. Kryeministri ftoi më tej opozitën që të presë të dhënat e ekspertëve ligjorë për këtë çështje dhe të mos japin konkluzione paraprake dhe politike. “Unë pres me seriozitet të madh finalizimin e të gjithë ekspertizave dhe konkluzionet. Është një proces në hetim, është një proces ndaj të cilit duhet të presim rezultatin se është një proces në të cilin, në rast se mendoni se do të mund të ndikoni, nuk do ta arrini dot, pasi ka një hetim të prokurorëve shumë seriozë”, - shtoi Berisha në Kuvend. Pas deklaratave në Kuvend, Kryeministri u largua nga salla, por përfaqësuesit e opozitës kanë vazhduar akuzat.
Meta, në Kuvend: Trebicka duhej të ishte mbrojtur
Lideri i LSI-së akuzoi ashpër dje qeverinë në lidhje me vdekjen e biznesmenit Kosta Trebicka, pasi sipas Metës, ai si dëshmitar duhej të ishte mbrojtur nga shteti. “Kryeministri, i cili është akuzuar drejtpërdrejt për Gërdecin, nuk u interesua nëse këta dëshmitarë janë në mbrojtje për vetë aferën në përmasa shumë të mëdha. Kjo tregon se ne kemi një Berishë të papërgjegjshme dhe të largohet që të mos kemi më shumë viktima. Nuk luftohet korrupsioni me Berishën, sepse ai është në konflikt të thellë me drejtësinë”, - tha Ilir Meta. Më tej, ai tha se kjo ngjarje ka ulur besimin e opinionit publik, në një kohë kur qeveria, sipas tij, publikon spote për luftën antikorrupsion.