Madhi: PR do të pranojë të masë forcën në zgjedhjet e 2009-s
Kryetari i Grupit Parlamentar të PR-së, Arjan Madhi, shprehet se republikanët janë të gatshëm të pranojnë koalicionet e përbëra, si një mundësi në zgjedhjet e vitit 2009. Pavarësisht se ky lloj koalicioni konsiderohet nga ekspertët si tepër i vështirë për t’u kapur nga partitë e vogla, Madhi mendon se republikanët nuk janë si gjithë të tjerët. Sipas tij, koalicionet e përbëra vendosin përpara elektoratit të gjitha forcat politike, për të matur forcën reale, dhe një sfidë të tillë, PR-ja do ta pranojë. Anëtari i Komisionit të Reformës Zgjedhore shprehet më tej se ky komision do të kërkojë më tej kohë për të përfunduar punën. Madhi thotë se ka ende shumë çështje, të cilat kërkojnë kohë. “Për ne nuk pervalon koha nëse është vendosur që të mbyllet në datën 30 shtator, por që ne të realizojmë një reformë, e cila duhet të jetë e suksesshme të garantojë zgjedhje të lira dhe demokratike në Shqipëri”, - shprehet Arjan Madhi. Më tej, ai përmend edhe çështjet më të rëndësishme për momentin, të cilat janë mënyra e shpërndarjes së mandateve dhe mënyra e ndërtimit të komisioneve zgjedhore.
Zoti Madhi, si po ecën puna me Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe ku keni ngecur aktualisht?
Në radhë të parë unë mendoj se komisioni po realizon detyrat e tij. Në radhë të dytë komisioni vepron në bazë të një plani pune, që përgatitet nga një grup ekspertësh teknikë, dhe më pas komisioni merr vendime, të cilat janë vendime politike. Në këtë kuptim duhet të bëhet e qartë për opinioni se për ne nuk pervalon koha nëse është vendosur që të mbyllet në datën 30 shtator, por që ne të realizojmë një reformë, e cila duhet të jetë e suksesshme të garantojë zgjedhje të lira dhe demokratike në Shqipëri. Për hir të kohës ne nuk mund të sakrifikojmë cilësinë e produktit që ne duam të nxjerrim. Për sa i përket analizës së Komisionit të Reformës Zgjedhore, ky komision ka shprehur vullnet të përbashkët për të gjitha dispozitat që ne kemi kaluar dhe i kemi bërë me konsensus dhe me kohën më të shpejtë për 20 dispozitat, që kanë përgatitur ekspertë të të dyja krahëve, të PD-së dhe PS-së. Këto kanë kaluar në një edicion prej dy orësh mbledhjeje në Komisionin e Reformës. Pra nuk është bërë pengesë për të kaluar reformën. Siç është parashikuar koha, më 30 shtator dhe askush nuk mund të masë rendimentin e kohës, por kjo nuk do të thotë që nuk mund rikërkojmë edhe një shtyje të afatit për të garantuar që kjo reformë të realizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Rezerva e vetme, e cila unë mund të deklaroj tani, është se ajo që do të përbënte një nevojë për kohë, kur faktori politik të përfshihej në një debat, dhe unë uroj që të jetë i shkurtër, është mënyra e ndarjes së mandateve të deputetëve dhe mënyra e ndërtimit të komisioneve zgjedhore. Aktualisht ka opinione të ndryshme dhe mbi këtë problem do të ketë një debat dhe unë shpresoj që ky debat të mos pengojë këtë ritëm që kemi pasur në reformën zgjedhore.
Zoti Madhi, po cilat janë debatet në lidhje me këto dy pika që përmendët?
Unë ju thashë që debatet nuk janë zhvilluar ende, sepse kjo nuk ka përbërë temën e ditën, pra çështja e formulës së ndarjes së mandateve në Kuvendin e Shqipërisë. Ajo që unë parashtrova është në mënyrë hipotetike, pasi faktori politik ka shprehur qëndrime të kundërta, pra ndarja e mandateve dhe formimi i komisioneve, dhe në mënyrë hipotetike, unë parashikoj se ndoshta do të ketë nevojë për kohë, për të artikuluar një konsensus mes palëve politikë. Por realisht ne nuk jemi në këtë fazë, që mund të themi se ky debat ka ngurtësuar realizimin e reformës zgjedhore. Jemi ende duke ndërtuar ndryshime në Kodin Zgjedhor, që janë të aspektit teknik.
Është hedhur ideja e koalicioneve të përbëra. Partia Republikane do të pranojë të dalë në zgjedhje me një koalicion të tillë?
Koalicionet e përbëra janë realisht të njohura në mjaft kode në vende perëndimore. Koalicionet zgjedhore mund të aktivizohet vetëm në rast se partitë apo subjektet politike shkojnë me interes të përbashkët. Unë nuk ndaj të njëjtin mendim me ata që thonë se koalicionet e përbëra janë mjete, janë instrumente, për të manipuluar një proces zgjedhor. Absolutisht jo. Koalicionet e përbëra janë subjekte politike, në të cilat çdo parti politike që bën pjesë në të, do të shkojë në elektorat dhe do të votohet si e tillë. Ndërsa kalkulimi i votave do të shkojë për të gjithë koalicionin. Unë jam i bindur se në të gjitha rastet nuk ka deformim të votës së qytetarëve.
Reforma zgjedhore, çfarë ka ndryshuar?
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka ndryshuar mjaft detaje dhe pritet të përcaktohen edhe modalitetet kryesore të Kodit Zgjedhor. Puna kryesore zhvillohet nga grupi i ekspertëve, ku të dyja partitë kryesore, PD dhe PS, janë të përfaqësuara me nga një pjesëtar. Në këtë grup propozohet dhe debatohen opsionet përpara se të shkojnë në KKZ. Çështjet e miratuara deri më tani nga komisioni dhe që nuk janë më pjesë e debateve politike janë si parimet e përgjithshme dhe struktura e Kodit Zgjedhor, listat e zgjedhësve dhe mënyra e hartimit të tyre, periudha zgjedhore dhe mënyra e caktimit të datës së zgjedhjeve, materialet zgjedhore dhe fletët e votimit dhe shpërndarja e tyre, caktimi i QV dhe i komisioneve të nivelit të dytë të administrimit të zgjedhjeve dhe procedura e votimit. Mbeten akoma për t'u diskutuar nga Komisioni i Kodit Zgjedhor edhe disa çështje të tjera, që kanë të bëjnë me mënyrën e kompozimit të administratës zgjedhore, regjistrimin e koalicioneve dhe subjekteve zgjedhore, mënyrën e ndarjes së mandateve dhe procedurat e ankimit dhe pavlefshmërisë së zgjedhjeve. Grupi i ekspertëve po punon për të gjitha këto çështje dhe është tërësisht e mundur që të kemi të gjitha draftet e pjesëve të veçanta, si dhe projekt-kodin në tërësi, brenda muajit shtator. Për disa nga çështjet e mësipërme ekzistojnë edhe variante të ndryshme, të cilat do të marrin kohën e duhur, duke u shqyrtuar si nga grupi i ekspertëve ashtu edhe në komision, organ që ka atributin ligjor dhe politik për të miratuar versionin final. Aktualisht PS i qëndron pikëpamjes që ligji zgjedhor duhet të reflektojë parimet e përgjithshme të vendosura në Kushtetutë, dhe që parashikon zgjedhjen e deputetëve nga zona zgjedhore shumëemërore, duke shmangur devijime të tjera që mund të çojnë në deformim të vullnetit të zgjedhësve, siç edhe ka ndodhur më parë. Për sa i përket administrimit, po shqyrtohen praktikat më të mira ndërkombëtare të sistemeve të ngjashme zgjedhore, si dhe rekomandimet specifike për Shqipërinë. Një gjë vlen për t'u theksuar, që administrata e re zgjedhore synohet të jetë më e vogël në numër, më e qartë dhe e kufizuar në kompetenca, dhe më pak e politizuar në vendimmarrje.