Mustafaj: Konferenca Islamike, thjesht një mundësi më shumë
Anëtarësimi i Shqipërisë në Konferencën Islamike 12 vite më parë ka pasur gjithnjë kundërshtime të shumta, madje këto zëra e kanë cilësuar si një hap prapa të integrimit të vendit në Evropën e bashkuar. Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, shprehet se një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Ai e cilëson këtë anëtarësim të Shqipërisë në Konferencën Islamike si një mundësi më shumë për vendin. Sipas Mustafaj, marrëdhënia e Shqipërisë me vendet islamike nuk ka pasur në qendër problemet fetare, por ato diplomatike. Ai u shpreh se ata që e sulmojnë këtë fakt e bëjnë nga padituria, pasi vendet islamike janë një lob i rëndësishëm, nga i cili Shqipëria nuk ka humbur asgjë. “Është një lob shumë i fuqishëm, është një mundësi më shumë për Shqipërinë dhe nuk i bie ndesh as me anëtarësimin në KE dhe ne u anëtarësuam në KE, as me anëtarësimin në NATO dhe ne e morëm ftesën, ashtu si nuk do të bjerë ndesh me anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, - u shpreh Mustafaj. I të njëjtin mendim është edhe ish-kryeministri socialist, Pandeli Majko, i cili shprehet se në kohën e qeverisjes së majtë kishte zëra që e cilësonin si të gabuar anëtarësimin e Shqipërisë në këtë konferencë. “Ka pasur zëra kundër në mazhorancën e asaj kohe, por në fund të fundit koha na dha të drejtë. Pjesëmarrja në Konferencën Islamike nuk na pengon për identitetin e shqiptarëve. Sigurisht, shqiptarët kanë identitetin e tyre, por marrëdhënia e Shqipërisë me vendet islamike ka të bëjë me një aplikacion, i cili mbetet në marrëdhëniet e shqiptarëve me vendet islamike”, - tha Majko. Nga ana tjetër, ish-ministri i Jashtëm, Mustafaj, deklaroi se socialistët u kompleksuan si rezultat i mentalitetit të tyre, kur në fakt nga kjo konferencë vendit nuk i ka ardhur ndonjë e keqe. “Socialistët u kompleksuan, për mendimin tim, për një mentalitet absolutisht regresiv. Ne jemi vend laik dhe nuk kemi fe zyrtare. Në këtë mënyrë marrëdhëniet tona me vendet islamike nuk janë marrëdhënie fetare, por marrëdhënie diplomatike. Dhe këto marrëdhënie shoqërohen me marrëdhënie ekonomike, rritje të bashkëpunimit dypalësh. Nuk ka asnjë pengesë dhe ata që e thonë këtë, ose kanë mosnjohje, ose kanë komplekse”, - deklaroi Mustafaj, i cili shtoi se qeveria shqiptare duhet të rrisë më tej marrëdhëniet me këto vende, edhe për shkak të njohjes së mëtejshme të Kosovës.
Gianfranco Fino, sot në Shqipëri, me ftesë të Topallit
Kryetari i Parlamentit italian, Gianfranco Fini, mbërrin sot në vendin tonë për një vizitë me ftesë të kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Fini do të zhvillojë takime me krerë të lartë të shtetit, si me homologen Topalli, Kryeministrin Berisha dhe Presidentin Bamir Topi. Afërsisht dy muaj më parë ishte kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, që zhvilloi një takim me Finin në Itali. Ky i fundit i premtoi se “Italia do të ratifikojë së shpejti Protokollin e Anëtarësimit në NATO, sepse Shqipëria në vitet e fundit ka bërë hapa të mëdha përpara”. Gjatë takimit me znj. Topalli, Fini është shprehur se “nevojitet që Komuniteti Ndërkombëtar t’i njohë këto hapa duke iu përgjigjur kështu meritës që ajo ka. Italia ka një traditë të hershme në raportet e afrisë dhe miqësisë me Shqipërinë, kështu që sigurisht ratifikimin do ta kryejmë me bindje dhe jo thjesht si një kërkesë”. Kjo ishte një kërkesë e kryetares Jozefina Topalli, e cila i kërkoi homologut të saj italian përshpejtim të ratifikimit të Protokollit të NATO-s për anëtarësimin e Shqipërisë. Gjatë këtij takimi, kryetarja Topalli referoi me temë "Parlamentet në procesin e asociim-stabilizimit dhe integrimit evropian dhe mesdhetar", me pjesëmarrjen e kryetarëve të parlamenteve dhe përfaqësues të legjislativit nga Bosnje-Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia. Në fjalën e saj, kryetarja e Kuvendit është përqendruar në reformat e guximshme që qeveria dhe Parlamenti shqiptar kanë ndërmarrë me shumë sukses, kjo falë një lidershipi të fortë me vetëvendosje dhe përkushtim të fuqishëm.