Fini siguron Topallin: Do ratifikojmë Protokollin e NATO-s
Kryetari i Kuvendit italian, Gianfranko Fini, ka mbyllur ditën e djeshme vizitën e tij në Shqipëri, me një fjalim në sallën e Kuvendit, ku theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve ndodhen në një nivel të lartë. Më herët, Fini u takua me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila kishte dërguar ftesën për ardhjen në Shqipëri, nga ku i garantoi në takim se Kuvendi italian do të ratifikojë Protokollin e anëtarësimit në NATO. Gjatë konferencës për shtyp, kryetarja Topalli tha se Fini e kishte garantuar se ky ratifikim do të ndodhte shpejt. “Jam shumë e kënaqur që t’ju bëj me dije se Presidenti Fini më bëri të njohur gjithashtu se Parlamenti italian do të ratifikojë, sapo të mbërrijë në Dhomën italiane, Protokollin e NATO-s për Shqipërinë dhe ky është një tjetër çast shumë i rëndësishëm i bashkëpunimit, i mbështetjes, i besimit për Shqipërinë, për reformat dhe për ne të gjithë shqiptarët”, - tha kryetarja Topalli, me ftesë të së cilës Fini bëri vizitën në Tiranë. Në takim me homologen e tij shqiptare, Fini u shpreh se “integrimi i plotë i Shqipërisë në BE, nuk është vetëm objektiv i politikës suaj, por edhe i politikës italiane. Shqipëria ka bërë hapa gjigandë dhe këto janë të dukshme për të gjithë”. Duke folur pas këtij takimi, kryeparlamentarja Topalli i cilësoi marrëdhëniet mes dy vendeve si të shkëlqyera dhe shumëdimensionale. Ajo tha se “afërsia me Italinë nuk është thjesht një afërsi gjeografike, ajo është shpirtërore, kulturore, ajo ndihet në të gjitha fushat e bashkëpunimit që kemi pasur. Vërej me kënaqësi se përveçse Italia është partneri kryesor në shkëmbimet tregtare të Shqipërisë, ku këto shkëmbime zënë vëllimin 40% me Italinë, vitin e fundit ky vëllim shkëmbimesh është rritur, me 10% më shumë”. Duke u ndalur në çështjen e njohjes së Kosovës, kryetarja e Kuvendit theksoi se Parlamenti shqiptar ka një ndër prioritet e tij lobimin për rritjen e numrit të vendeve që njohin shtetin e ri. Në këtë aspekt, ajo mori vlerësimet e homologut të saj, i cili u shpreh se “është shumë i vlerësueshëm ekuilibri që Shqipëria tregoi lidhur me çështjen e Kosovës”.
Ndërkaq Fini nga ana e tij e ka cilësuar një nder të veçantë fjalimin para deputetëve dhe ka vlerësuar lart rolin komunitetit shqiptar në Itali, duke e cilësuar si “burim vlerash”. Duke folur për vendin tonë, ai tha se “sot komuniteti shqiptar në Itali është një komunitet plotësisht i integruar dhe italianët shikojnë tek emigrantët shqiptarë jo vetëm miq, por edhe interlokutorë të tyre kryesorë”. Sipas tij, “këto rezultate kaq të rëndësishme u arritën për dy arsye: së pari për vullnetin e palës shqiptare për të garantuar ligjshmërinë dhe sigurinë, së dyti për bashkëpunimin që ka pasur mes dy Parlamenteve dhe qeverive tona”. Ai nuk ka nguruar që ta quajë një model marrëdhënien Itali-Shqipëri, për t’u ndjekur nga vendi i tij dhe në marrëdhëniet me vende të tjera. Në këtë marrëdhënie model ai iu referua çështjeve që kanë të bëjnë me emigracionin, me ligjshmërinë, me bashkëpunimin ekonomik. “Kemi shumë arsye për të qenë të lumtur për atë që kemi lënë mbas krahëve dhe për të qenë optimistë për çka na pret në të ardhmen”, - u shpreh Fini në takimin me Topallin.
Fini, në Kuvend: Italia, në krahun tuaj për në BE
Presidenti i Dhomës së Deputetëve në Itali, Gianfranko Fini, në fjalën e tij para Kuvendit të Shqipërisë theksoi se tashmë qytetarët shqiptarë ndihen plotësisht evropianë dhe prandaj vjen edhe kërkesa për integrim. “Italia është dhe do të jetë në krahun tuaj për integrim të plotë”, - ishin fjalët e Finit në Kuvend. Më tej, Presidenti i Dhomës së Deputetëve në Itali, Gianfranko Fini, tha se është tepër i nderuar që gjendet në Shqipëri. Ai u është drejtuar deputetëve shqiptarë, duke thënë se Italia mbështet fuqimisht integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Sipas Finit, zgjerimi i Bashkimit Evropian me Ballkanin është e nevojshme dhe për pasojë Shqipëria duhet të jetë pjesë e saj. Kreu i Dhomës së Deputetëve në Itali tha se tashmë duhet të realizohet një angazhim i madh, për të përmbushur reformat për aderimin në Bashkimin Evropian. Nga ana tjetër, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, i uroi mirëseardhjen, duke nënvijëzuar se kjo vizitë vjen në një moment kur kombi shqiptar ndodhet në prag të ratifikimit të MSA-së.