PS, protesta kundër qeverisë
Çështja “Trebicka” duket se do të jetë një as nën mëngë, që PS kërkon ta përdorë politikisht. Pas akuzave për vrasjen e biznesmenit Kosta Trebickës, PS gjeti një tjetër arsye për të dalë në shesh. Ajo do të organizojë ditën e premte një protestë për zvarritjen e hetimeve të zbardhjes së ngjarjes së Gërdecit dhe për vdekjen e biznesmenit Kosta Trebicka. Ish-deputeti i PS-së, Petro Koçi, është i vetmi që e ka parë me sy kritik qëndrimin e ditëve të fundit të PS-së ndaj kësaj çështjeje. “Ndërkohë politika po dëshmon se është e paaftë të bëjë vetëpastrim. Është e palejueshme moralisht që të shohim hipokrizinë kriminale të miqve të afaristëve të Gërdecit, të flasin nëpër ekrane televizive duke bërë politikë me ngjarjen”, - është shprehur ai një ditë pas reagimit të Edi Ramës.
Protesta
Nga ana tjetër, jo të gjitha partitë do të përgjigjen pozitivisht dhe do të dalin përkrah Edi Ramës në tribunë në sheshin “Skënderbej”. Të paktën Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka ndërmend të dalë krah për krah me PS-në. Por duket se ka gjetur një zgjidhje me origjinale. Burime brenda kësaj partie konfirmuan se anëtarë të thjeshtë të LSI-së, si dhe drejtues të saj, po mendojnë që të shkojnë në protestë si qytetarë, duke u shkrirë me protestuesit e tjerë, pa dalë në tribunën qendrore. Këtë herë duket se mosmarrëveshjet mes dy partive janë aq të forta saqë nuk mund t’i bashkojnë për çështje të opozitarizmit. Pas ngjarjes së Gërdecit, PS organizoi një tubim për të nderuar të vrarët nga shpërthimi, tubim në të cilin edhe Meta u bashkua, por as Rama dhe ai lideri i LSI-së nuk u munduan të fshihnin mosmarrëveshjet mes tyre. Edhe në një tjetër protestë të zhvilluar në muajin prill të këtij vitit, fill pas marrjes së ftesës së anëtarësimit në NATO, LSI, PAD dhe PDS nuk u paraqiten në tribunën qendrore të protestës. Ndërsa Meta dhe Milo ishin jashtë shtetit atë ditë, në shesh me qytetarët u panë mjaft drejtues të këtyre partive. Skema duket se përsëritet sërish, por këtë herë Meta nuk dëshiron që t’i japë një atribut Ramës, që mund ta përdorë politikisht atë, që qoftë edhe për një moment arriti të bashkojë opozitës. Mungesa e mbështetjes ndaj nismës së LSI-së për ngritjen e një komisioni hetimor për ngjarjen e Gërdecit dhe kjo për arsyen e vetme që LSI të mos merrte rolin e protagonistes brenda opozitës, është një histori që drejtuesit e kësaj partie nuk duan ta harrojë. Si e tillë, edhe në këtë moment LSI nuk mund të japë mbështetje si parti, çka e forcon Ramën, por vetëm si grup qytetarësh të thjeshtë. Ndërkohë që çështja “Trebicka” ka rindezur sërish luftën e protagonizmit mes dy partive. Edhe pse burimet zyrtare deklarojnë se shkaku i vdekjes së Kosta Trebickës është aksidenti me makinë, kreu i PS-së, Edi Rama, përsëriti sërish të njëjtat akuza si ditën e vdekjes së biznesmenit. Ai tha se një ngjarje e tillë ul besimin e qytetarëve të vendit ndaj drejtësisë. Nisur nga kjo, ai i dha afat 30 ditë Kryeministrit që të tërhiqet nga ligji për prokurorinë dhe të hartojë një ligj të ri, që të jetë konsensual.
Protesta, asnjë vendim i grupit apo kryesisë
Nisma për zhvillimin e një proteste ditën e premte pasdite për ngjarjen e Gërdecit dhe për vdekjen e biznesmenit Trebicka nuk vjen si rezultat i vendimit të grupit parlamentar, apo i strukturave të tjera të partisë. Burime nga mbledhja e grupit parlamentar konfirmuan dje se gjatë saj nuk është përmendur asnjëherë çështja e protestës, ndërsa siç ndodh në këto raste, deputetëve u duhet të punojnë me bazën në zonat e tyre elektorale për të sjellë sa më shumë anëtarë në protestë. Organizatorët e kësaj proteste kanë nisur menjëherë nga puna, si sloganet e protestës, shpërndarja e fletë-volantëve, lajmërimet në muret e kryeqytetit, spotet televizive, si dhe transporti i anëtarësisë nga rrethet drejt Tiranës.