Fini, Berishës: Italia, interes për centralin bërthamor
Italia sheh me interes të gjitha llojet e energjisë që do të prodhohen në Shqipëri. Këtë e bëri dje prezent në Tiranë kryetari i Dhomës së Deputetëve në Parlamentin italian, z. Gianfranko Fini, gjatë takimit që zhvilloi në selinë e qeverisë me Kryeministrin Sali Berisha. Duket se ndërtimi i një centrali bërthamor të përbashkët në tokën shqiptare është një projekt që vazhdon të mbështetet fuqimisht nga të dyja qeveritë, ajo italiane dhe shqiptare. Bashkëpunimi i mëtejshëm në fushën energjetike ishte dhe një nga temat kryesore që diskutuan në takimin e tyre Kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti i Parlamentit italian, Fini. Z. Berisha bëri të ditur se "me Presidentin Fini dhe më parë me Presidentin Berluskoni kam diskutuar mbi mundësinë e bashkëpunimit për ndërtimin e një centrali nuklear në Shqipëri. Në tërësi, kapitulli i investimeve po ecën shumë mirë, përveç disa incidenteve me disa antiglobalë, për të cilat unë i thashë Presidentit Fini se janë varianti i fundit i ekstremizmit marksist-leninist". Për sa i përket bashkëpunimit në sektorin energjetik, Presidenti Fini u shpreh se Italia sheh me interes të gjitha llojet e energjisë që do të prodhohen në Shqipëri. Nga ana tjetër, kryetari i Dhomës së Deputetëve në Parlamentin italian, Gianfranko Fini, vlerësoi zhvillimet më të fundit në vendin tonë, duke e cilësuar Shqipërinë si një vend ku tashmë funksionon ligji dhe rendi. "Është në interesin e vetë Italisë që të mbështesë integrimin evropian të Shqipërisë dhe deri tani vendi juaj është në rrugë të mbarë. Shqipëria është një vend me potenciale energjetike, dhe në këtë drejtim Italia është shumë e interesuar. Në Shqipëri duhet thënë se tashmë funksionon ligji e rendi dhe prania e biznesit italian këtu apo menaxhimi që ju i keni bërë çështjes së emigracionit janë tregues të rëndësishëm në këtë drejtim", - deklaroi Gianfranko Fini. Ai vlerësoi gjithashtu përpjekjet që kanë bërë autoritetet shqiptare për të garantuar një emigracion të rregullt. Kryeministri Berisha tha se në aspektin e rendit dhe sigurisë Shqipëria ka arritur që, në bashkëpunim me Italinë mike, të krijojë tolerancë zero në luftën kundër kriminalitetit. Kryeministri Berisha dhe z. Fini vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve, si në rrafshin politik, ashtu dhe në atë të bashkëpunimit ekonomik, kulturor etj. Në veçanti, të dy personalitetet konstatuan me kënaqësi intensifikimin gjithnjë në rritje të bashkëpunimit ekonomik, që konkretizohet me prezencën e shumë investitorëve të mëdhenj italianë në Shqipëri, si dhe rritjen e interesit të tyre për investime në fusha me interes të përbashkët për të dyja vendet, si në energji, miniera, industrinë e çimentos etj. Në këtë kontekst, Kryeministri Berisha e siguroi z. Fini se në tërësi, investitorët italianë në Shqipëri, do të kenë mbështetjen e madhe të qeverisë shqiptare. Gjatë këtij takimi, Kryeministri Berisha dhe zoti Fini diskutuan gjerësisht për probleme të sigurisë, rendit dhe luftës së përbashkët kundër kriminalitetit. Kryeministri Berisha shprehu vullnetin e plotë të qeverisë shqiptare, për të nënshkruar të gjitha marrëveshjet dhe për të kompletuar të gjithë kuadrin ligjor, duke garantuar në këtë mënyrë një bashkëpunimin sa më të ngushtë dhe të frytshëm në këtë luftë.
Topi, Finit: Kemi sërish nevojë për ndihmën e Italisë
Pavarësisht progresit në reformat integruese, Shqipëria ka nevojë sërish për mbështetjen e Italisë. Këtë ia vuri dje në dukje kryetari i shtetit shqiptar, Bamir Topi, kryetarit të Dhomës së Deputetëve të Italisë, Gianfranko Finin dhe delegacionin zyrtar, që e shoqëron gjatë vizitës së tij të punës në vendin tonë. Pasi ka bërë një përshkrim të shkurtër të reformave të ndërmarra, si ajo në drejtësi etj., të arritjeve të dukshme të Shqipërisë siç ishte nënshkrimi i Marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit dhe marrja e ftesës për në NATO, kreu i shtetit theksoi se Shqipëria do të ketë ende nevojë për ndihmën dhe përvojën e Italisë në përpjekjet e saj, për të përmbushur standardet dhe për të realizuar aspiratat integruese të mbarë popullit shqiptar, ku përfshihet anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe lëvizja e lirë e njerëzve. Në këtë pikë, Presidenti Topi nënvizoi rolin e rëndësishëm që Italia mund të luajë si avokate për Shqipërinë dhe imazhin e saj si një vend që po zhvillohet dita-ditës, që po ndërmerr reforma të thella, që po lufton krimin e organizuar, korrupsionin dhe po bëhet përherë e më shumë tërheqëse për investitorët e huaj, kryesisht ata italianë. Kreu i shtetit vuri në dukje gjithashtu edhe situatën e përmirësuar të paqes dhe stabilitetit që mbizotëron në rajonin e Ballkanit, pas zgjidhjes së çështjes së Kosovës dhe shpalljes së pavarësisë së saj, duke theksuar se tashmë mbarë rajoni është i projektuar tërësisht drejt integrimit në familjen e madhe evropiane. Kryetari i Dhomës së Deputetëve të Italisë, z. Gianfranko Fini, pasi falënderoi kreun e shtetit shqiptar për pritjen dhe ndjenjat e sinqerta të miqësisë tradicionale, u shpreh se lidhjet mes dy popujve tanë janë shndërruar tashmë në raporte bashkëpunimi, miqësie dhe partneriteti të ndërsjellë. Z. Fini vlerësoi arritjet e Shqipërisë, që si një vend gjeografikisht dhe shpirtërisht i shumë i lidhur me nyje kulturore dhe historike me Italinë, është bërë një partner i rëndësishëm ekonomiko-tregtar dhe një aleat për siguri e bashkëpunim, ku padyshim një meritë të madhe ka pasur udhëheqja politike e aftë e vendit tonë.