Berisha: Trupat paqeruajtëse, faktor për në NATO
Kryeministri Sali Berisha garanton SHBA-të se Shqipëria do të shprehë gatishmërinë e saj maksimale sa herë të nevojitet bashkëpunimi në misione paqeruajtëse dhe në luftën kundër terrorizmit. Kryeministri Sali Berisha, ministri i Mbrojtjes, Oketa dhe zv.ambasadori i SHBA-së, Cristina, përcollën drejt Irakut kontingjentin e 12-të të 120 trupave paqeruajtëse shqiptare. Misioni paqeruajtës prej 120 trupash do të shërbejë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Mosul dhe Bagdad. Sipas z. Berisha, trupat paqeruajtëse janë kthyer tashmë në faktorë të rëndësishëm të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Kreu i qeverisë falënderoi ushtrinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për bashkëpunimin e deritanishëm. Me 120 trupat që do të nisen pas dy ditësh drejt Irakut, numri i kontingjentit tonë paqeruajtës në vende si Iraku, Afganistani, Çadi etj., arrin në mbi 400. Shqipëria, - theksoi Kryeministri, - ndihet krenare me paqeruajtësit e saj, si dhe ndihet krenare për bashkëpunimin e shkëlqyer me SHBA-të dhe ushtrinë amerikane. Kryeministri i shprehu mirënjohjen më të thellë Presidentit Bush dhe qeverisë së tij për ndihmën e jashtëzakonshme dhe të çmuar. Duke falënderuar familjarët për mbështetjen e dhënë bijve të tyre në marrjen e këtij misioni, Kryeministri theksoi se “me këtë vendim bijtë tuaj kanë dhënë një kontribut shumë të madh për vendin, janë shndërruar në një faktor shumë të rëndësishëm e cilësor, në realizimin e njërit prej 2 projekteve më të mëdha të shqiptarëve për këtë shekull, anëtarësimin e vendit në NATO”.
Oketa: Ushtarakët tanë, të denjë për në NATO
Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa dhe zv.ambasadori amerikan, Stiven Cristina vlerësuan se ushtarakët shqiptarë janë tashmë realisht partnerë të denjë të NATO-s dhe të koalicionit antiterror të kryesuar nga SHBA-të. Sipas tij, kjo është dëshmia më e mirë e kapaciteteve dhe aftësive të Forcave të Armatosura Shqiptare. Ministri Oketa dhe zv.ambasadori amerikan, Cristina, morën dje pjesë në ceremoninë që u zhvillua në repartin ushtarak të Zall-Herrit në Tiranë për nisjen e Kontingjentit të 12-të dhe të kontingjentit shtesë me mision paqeruajtës në Irak. Duke përshëndetur këtë ceremoni, ministri Oketa shprehu mirënjohjen për të gjithë ushtarët që nisen me mision në Irak, në misionin e luftës kundër terrorizmit global, ku prej 5 vitesh Shqipëria është tashmë kontribuuese. "Kontingjenti i 11-të është nisur në Irak vetëm një muaj para Samitit të Bukureshtit, ndërsa ju ktheheni në atdhe vetëm 1 muaj para Samitit të ardhshëm të NATO-s. Tashmë vetëm një hap na ndan nga ëndrra, dëshira dhe përpjekjet shumëvjeçare për të qenë anëtarë të aleancës së lirisë, anëtarë të aleancës së demokracisë", - tha ministri Oketa. Ndërsa zv.ambasadori amerikan, Cristina, vuri në dukje se "forcat shqiptare kanë treguar se dinë të shërbejnë me trimëri dhe profesionalizëm në gjithë misionet që janë nisur drejt Irakut. Ju jeni fytyra e ushtrisë profesioniste shqiptare dhe vendi juaj duhet të ndihet krenar për këtë. Gatishmëria e Shqipërisë për të kontribuar në misionet paqeruajtëse, demonstron përkushtimin e saj për anëtarësimin në NATO dhe integrimin euroatlantik".