Lind Partia Socialiste e Vërtetë, ftesë Nanos
“Partia Socialiste e Vërtetë”. Me këtë emër kanë vendosur të pagëzojnë partinë e re të larguarit nga partia mëmë, Partia Socialiste, që sot drejtohet nga Edi Rama. Petro Koçi, ish-deputeti i Partisë Socialiste, bëri të ditur dje së partia që do ta regjistrojë së shpejti synon konkurrimin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare si pjesë e koalicionit të krijuar prej Ilir Metës. Por drejtuesit e partisë së re kanë menduar edhe se si duke u bërë pjesë e këtij koalicioni të mos humbasin identitetin. Si e tillë, burime nga grupi drejtues i PSV-së thonë se kandidimi do të bëhet me listë më vete, por dalja do të jetë si koalicion i përbashkët. Përballë këtij zhvillimi brenda së majtës, ajo çfarë vazhdon ende të mbetet një dilemë është angazhimi i ish-kryetarit socialist, Fatos Nano. Të gjithë ata që janë pjesë e LPI-së njihen si mbështetës të ish-kryetarit. Si e tillë, mbetet ende një pikëpyetje roli i Fatos Nanos në drejtimin e kësaj partie. Nga ana e këtij të fundit ka heshtje të plotë prej disa muajsh, ndërsa media nuk ka pushuar së foluri për një rikthim të mundshëm të tij në muajin shtator, lajme të cilat Nano as nuk i ka mohuar dhe as nuk i ka pranuar. Në kuadër të kësaj heshtjeje të plotë, drejtuesi i Lëvizjes që pritet të kthehet në një parti politike, bëri thirrje që përballë situatës së krijuar qysh nga ndryshimet kushtetuese, është i nevojshëm kontributi i autoriteteve politike, duke përfshirë këtu mbi të gjitha ish-kryetarin Fatos Nano. Koçi u shpreh se dyert e partisë janë të hapura jo vetëm për Nanon, por edhe për çdo deputetet tjetër të së majtës. “Kjo është një situatë që s’ka nevojë për ftesë. Mendoj se ajo që është katandisur në një shtet privat, në një Kushtetutë private kërkon ndërhyrjen emergjente të të gjithë atyre autoriteteve politike që e mendojnë Shqipërinë evropiane dhe një Shqipëri të qytetarëve dhe jo të pashallarëve të politikës”, - tha Koçi. Më tej, deputeti Koçi bëri të ditur se mundësia e krijimit të një partie ka qenë një diskutim më i hershëm brenda drejtuesve të lëvizjes, por filloi të bëhej një domosdoshmëri pas ndryshimeve në Kushtetutë dhe mbi të gjitha pas tradhtisë që bëri PS-ja, duke dhënë votën pro tyre. Nisur nga kjo, ai tha se tashmë ka një ish-Parti Socialiste, sepse ajo e vërteta pritet të lindë shumë shpejt. “Hapi tjetër që ne po projektojmë është shndërrimi në një subjekt politik elektoral. Sigurisht që ky ka qenë një diskutim i vjetër brenda lëvizjes, por me kushtet e krijuara është bërë një domosdoshmëri, sidomos mbas tradhtisë që PS-ja, tashmë një ish-parti socialiste, i bëri programit të saj, filozofisë së saj. Spektri politik i majtë do të ketë një PS të vërtetë”, - tha Koçi.
Nga ana tjetër, hedhja e një hapi të tillë si ai i krijimit të një partie politike që do të konkurrojë më vete e jo me PS-në në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk ka habitur apo surprizuar ndokënd në PS, kjo sepse duket se ajo pjesë e socialistëve që tashmë janë pjesë e kësaj lëvizjeje, nuk janë konsideruar prej tre vjetësh pjesë e saj. Asnjë alarm apo shqetësim nuk vihej re në ambientet e selisë rozë. Megjithatë, pak apo shumë lëvizja do të jetë një subjekt politik, që do të konkurrojë në zgjedhje ashtu si PS dhe gjithë partitë e tjera të majta, çka do të thotë që elektorati i majtë do të ndahet në një copë torte më shumë.
Arsyet që çuan në krijimin e partisë
1- Afrimi i vitit zgjedhor, si dhe ndryshimet e befasishme kushtetuese, detyruan drejtuesit e lëvizjes që të kërkonin ndihmën e ndërhyrjeve juridike, në mënyrë që ajo mos mbetej vetëm një lëvizje brenda PS, por të njihej ligjërisht.
2- Duke parë se s’pati asnjë shenjë afrimi me lidershipin aktual socialist, ligjërimi i lëvizjes në një subjekt politik ishte rruga e duhur. Pa hedhur këtë hap, aleancat me këdo parti tjetër nuk do të ishin të vlefshme. Koalicionit “E majta për Integrim” i shtohet një parti.
3- Dalja me lista deputetësh më vete do të përballë drejtuesit e kësaj partie drejtpërsëdrejti me elektoratin, duke tentuar thithjen e elektoratit socialist. Partia i ndihmon të mos humbasin identitetin dhe të bëhen pjesë e LSI-së
Meta-Milo, krisja nisi që me Kasharin
Mosmarrëveshjet për organizimin e zgjedhjeve në Kashar një muaj më parë ishte momenti kur dy partitë aleate, LSI dhe PDS, shënuan krisjen e parë, çka më vonë çoi në largimin e Paskal Milos drejt Partisë Socialiste. Burime nga dy partitë konfirmuan se mes tyre ka pasur një marrëveshje që në qendrat e numërimit të votave anëtarët të zëvendësoheshin nga LSI-ja, por më pas kreu i PDS-së ka këmbëngulur se edhe ai kishte mbështetësit e partisë së tij që mund të ishin pjesë e tyre. Më tej, LSI ka vënë re që gjatë procesit të numërimit të votave, anëtarët e PDS janë larguar shpesh dhe për një kohë të gjatë nga pjesa tjetër e grupit që numëronte votat, duke e lënë të pambuluar këtë pjesë kohe ku bëhej numërimi. Kjo sjellje jokorrekte e mbështetësve të PDS-së ka rënë në sy të Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke shprehur pakënaqësinë e saj me këtë fenomen. Kjo ishte spunto e ftohjes së dy partive që vetëm në dy ditët e fundit të muajit gusht u bë edhe më e fortë. Në përpjekjet për të pasur një vend sa më të sigurt brenda koalicionit të majtë që PS kërkon të krijojë, Milo u tregua i gatshëm për bashkëpunim me këtë parti, duke u larguar nga koalicioni “E majta për Integrim”. Por ajo çfarë acaroi më tej marrëdhëniet mes tyre është deklarimi i Milos se arsyeja e vërtetë e mosmarrëveshjeve PS-LSI janë mëritë e vjetra. LSI reagoi duke e konsideruar Milon zëdhënës gratis të Edi Ramës.