FRESSH: Premtimet boshe të Berishës sollën misrin bosh
FRESSH reagoi përpara Ministrisë së Bujqësisë lidhur me skandalin e fundit të kallinjve të misrit. “Ne solidarizohemi me fermerët e prekur nga ky skandal dhe i kërkojmë qeverisë “Berisha” të reagojë dhe të mbajë përgjegjësinë lidhur me këtë fenomen, i cili dëmton një shtresë të gjerë të fermerëve shqiptarë”, - u shpreh Erind Bejko, aktivist i FRESSH-it. “Strategjia e Berishës “Shqipëria po ndryshon” me sa duket ka funksionuar”, - tha Erida, një tjetër aktiviste e FRESSH-it, “në fakt, edhe kalliri i misrit po ndryshon, tashmë del pa kokrra... Mbase dhe ai është në protestë kundër një qeverie boshe, e cila erdhi në pushtet me premtime boshe”.
Të rinjtë e FRESSH-it protestuan përballë Ministrisë së Bujqësisë, duke i kërkuar asaj të marrë masa sa më të shpejta. Në formë simbolike, ata i dhuruan ministrit Gjana një shportë me misrat pa kokrra të marra në fushat e Elbasanit, duke vendosur brenda saj shënimin: “Ministri Gjana, ja misri që prodhoi qeveria jote. Është koha për ndryshim, edhe për misrin”.