E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrëveshja për kthimin e emigrantëve nga Norvegjia

Qeveria shqiptare ka nënshkruar një marrëveshje me qeverinë e Mbretërisë së Norvegjisë për ripranimin e personave me qëndrim të paautorizuar. Sipas relacionit, marrëveshja parashikon detyrim ripranimi për të gjithë shtetasit, të cilët nuk i përmbushin kushtet ligjore në fuqi për hyrje, ose qëndrim në territorin e Norvegjisë. Për zbatimin e marrëveshjes përcaktohen edhe mënyrat e transportimit të personave që do të ripranohen, duke mos vendosur asnjë kufizim për sa u përket mënyrave të transportimit, përcakton limite të qarta kohore, veçanërisht për përgjigje ndaj kërkesave për ripranim dhe ndaj aplikimeve për transit. Gjithashtu qeveria ka miratuar edhe një marrëveshje me Norvegjinë për lehtësimin e lëshimit të vizave.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›