E Diel, 1 Nëntor 2026

Kategoria Superiore Teuta dhe Tirana luajne per Skenderbeun

Diferenca midis Tiranes dhe Teutes qendron e pandryshuar ne pese pike pasi te dyja skuadrat u ndalen ne barazim ne javen e fundit te fazes se pare dhe te vitit 2011. Nje rezultat i tille i sherben me shume Skenderbeut qe nese fiton ne ndeshjen e prapambetur me Pogradecin mund te ngushtoje diferencen me kreun ne gjashte pike.

Teuta dhe Tirana humbasin pike ne javen e fundit te fazes se pare duke bere qe diferenca mes dy skuadrave kryesuese te mbetet po 5 pike. Nderkohe Dinamoja fale nje goli te Osmanit arriti qe pas 17 javesh kampionat te shenoje 1 pike ne tabelen e klasifikimit. Nderkohe qe nje tjeter rezultat surprize eshte regjistruar ne Peqin aty ku Shkumbini mundi Vllaznine 2-1.

Kamza ndryshon kurs

Tirana u ndal ne Kamez dhe humbet terren ne garen e luftes per titull. Bardheblute larg formes se tyre me te mire arriten te dilnin ne lojen e tyre me te mire vetem ne minutat e fundit. Klodian Duro nga nje distance prej 25 metrash goditi befasishem por topi u ndal ne traverse. Nderkohe qe edhe Karabeci me Morinen paten dy raste te tjera te mira por ndersa goditja e te parit ne hyrje te zones u grushtua nga Bytyci Morina doli huq me koke nga nje distance prej vetem pak metrash. Ne fund te dy ekipet ndajne vetem nje pike qe duket se i sherben vetem vendasve qe frenuan keshtu ate seri negative kishin pesuar kater humbje ne kater takimet e fundit.

Teuta ben hapin e pare fals

Teuta ndonese e dinte se rivali me i afert Tirana kishte barazuar shkoi ne te njejten korsi me baradheblute pasi barazoi 1-1 ne Niko Dovana me Kastriotin. Teuta e nisi mbare takimin pasi e gjeti golin qe ne minuten e dhjete me Pepen. Por ne pjesen e dyte ishin krutanet ata qe marrin komanden dhe ne minuten e 67-te barazuan rezultatin me gol te Turdiut. Keshtu Teuta mori barazimin e dyte ne shtepi kete edicion. X-i i pare ne Niko Dovana ishte ai me Skenderbeun. Skuader kjo qe ne rast se me 8 shkurt do te fitoje ndaj pogradecareve e shkurton distancen me kreun.

Dinamoja merr nje pike

Dinamoja ne minuten shtese te takimit me Bylisin arrin te shenoje me ane te portierit Osmani gol i cili u dha dinamoviteve nje pike. Takimi Dinamo - Bylis u mbyll ne barazim 1-1 ku ne minuten e 36-te per ballshiotet shenoi kapiteni Dimo. Por ne aksionin e fundit portieri Alferd Osmani barazon nga pika e bardhe. Me kete pike dinamovitet dalin nga ajo gjendje kritike dhe e mbyllin fazen e pare me nje pike. Gjate minutave te fundit te pjeses se dyte te takimit ne ndeshjen e djeshme mes Dinamos dhe Bylisit ka pasur edhe momente tensioni. Kapiteni i ballshioteve Amarildo Dimo pas nje nderhyrjeje qe i eshte bere nga futbollistet e Dinamos ka vazhduar te qendroje i shtrire duke nderprere lojen edhe pse kryesori i takimit nuk ka akorduar goditje denimi. Te futbollisti mik kane vershuar te gjithe lojtaret e Dinamos te cilet kane tentuar ta ngrene ate por veten Dimoja ka refuzuar duke kerkuar ndihmen mjekesore. Mes futbollisteve ka pasur edhe replika megjithate gjithcka eshte shuar shume shpejt nga stafi teknik i Dinamos qe i ka kerkuar lojtareve te tij te ruajne qetesine. Ne fund te ndeshjes trajneri i Dinamos Artan Mergjyshi tha Morem nje pike shume te vuajtur por te merituar pasi nuk kemi vjedhur asgje pavaresisht se si rrodhen ngjarjet. Per asnje moment ne nuk u dorezuam dhe kerkuam me ngulm golin e barazimit por pse jo edhe te kthenim rezultatin ne favorin tone. Megjithate minutat kaluan tensioni u rrit loja hyri ne rrjedhen e saj te zakonshme te nderprerjeve megjithate une dua ti them nje bravo te gjithe futbollisteve te mi te cilet besuan deri ne fund dhe arriten te merrnin nje pike e cila nuk eshte se na ben ndonje pune shume te madhe por eshte nje pike qe na jep me shume shprese per te ardhmen. Kemi dale nga minusi dhe kemi marre pike dhe kjo eshte nje gje pozitive. Por nuk e di se si do te vazhdojme ne janar nuk jam ne gjendje ta parashikoj nje gje te tille. E vertete qe deri me tani kemi marre vetem barazime por skuadra ka nevoje per me shume cilesi. Deri tani kemi treguar deshire entuziazem grinte por cilesia eshte ajo qe nga mungon. Nese do ta rregullojme cilesine gjate merkatos se janarit atehere do te jemi konkurrente te forte per te mbijetuar.

Java e 13-te

TOMORI ndash APOLONIA 2-0

Shenues Bakiu 42prime 11-m Shameti 84prime

DINAMO ndash BYLIS 1-1

Shenues A.Osmani 91prime 11-m/ Dimo 36prime

SHKUMBINI ndash VLLAZNIA 2-1

Shenues R.Dervishi 18prime 11-m 80prime / Hasani 23prime

LACI ndash FLAMURTARI 0-0

KAMZA ndash TIRANA 0-0

TEUTA ndash KASTRIOTI 1-1

Shenues Pepa 10prime/ Turdiu 67prime

SKENDERBEU ndash POGRADECI luhet me 8 shkurt 2012

Renditja Nd Pike

1. Teuta 13 32

2. Tirana 13 27

3. Skenderbeu 12 23

4. Kastrioti 13 23

5. Flamurtari 13 22

6. Bylisi 13 18

7. Shkumbini 13 18

8. Vllaznia 13 17

9. Kamza 13 14

10. Pogradeci 12 13

11. Laci 13 11

12. Tomori 13 11

13. Apolonia 13 8

14. Dinamo 13 1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›