Berisha: Unë servir vepra, Rama servir shpifje
Shpifjet dhe mashtrimet e Edi Ramës duket se janë një shtysë më e madhe për Kryeministrin Sali Berisha dhe qeverinë e tij, që të investojë edhe më tepër në çdo kënd të Shqipërisë. Të paktën këtë ua bëri të qartë banorëve të Lezhës vetë Berisha, teksa ironizoi turin e kryesocialistit Rama nëpër rrethet e vendit, duke e quajtur atë kryetar pa vizion dhe gënjeshtar. Sipas Kryeministrit, Rama nuk bën premtime për të ardhmen, por platformën e tij e ndërton mbi ekzekutimin e të vdekurve. Madje, për këtë Kryeministri pohoi se gjëja më e mirë që mund të bënte për socialistët do të ishte më mirë t’ua “dyllosë” të gjitha çiftet, sepse po u ndodhi ndonjë gjë kur shkojnë për gjah, do thonë “na vrau Berisha”. Kryeministri Sali Berisha ishte sërish dje në Lezhë, ku përuroi një sërë veprash publike në infrastrukturë dhe arsim. Vizita e Kryeministrit në Lezhë është në vazhdën e turit “Shqipëria në NATO”, ku ai u ndal gjatë në ato që quajti shpifje dhe mashtrime nga ana e lidershipit socialist. “Rama sajon shpifje dhe sharje ndaj kundërshtarëve të tij politikë, dhe kjo për ne do të thotë që të vihemi në lëvizje të punojmë akoma më shumë duke shtuar dyfish investimet deri në maj të vitit 2009”, - deklaroi z. Berisha. Pavarësisht nga të gjitha këto, qytetarët shqiptarë në gjykimin e kreut të qeverisë, janë shumë të mençur, ata dinë si të votojnë, dinë se si t’u japin leksion atyre që kërkojnë t’i mashtrojnë në mënyrën më të pandershme. Berisha akuzoi socialistët dhe politikën e tyre me historinë e “hurit të kuq”, sipas të cilit, parimi është “çfarëdo që t’i them, do më thotë po”. “Por, - shtoi Berisha, - këta harrojnë se qytetari, pavarësisht se mund të mos marrë çdo ditë informacionin që mund të marr unë, kur vjen puna për problemet kryesore të vendit, ai ka logjikën e ftohtë dhe të drejtë, njësoj si unë dhe çdo njeri tjetër”. “Ai as nuk mashtrohet dot, as gënjehet, por përkundrazi, edhe ai mendon me të njëjtin preokupim për veten, familjen, për vendin. Ndaj, opozitarët tanë vazhdojnë të jetojnë në “kullën e fildishtë” në Tiranë dhe servirin vetëm shpifje. Ne do të vazhdojmë të servirim vepra. Ky është zotimi ynë. Unë do vij sërish këtu te ju, për inaugurime rrugësh, tregjesh etj. Ne do ta bëjmë Shqipërinë ashtu siç e meritojmë”, - deklaroi Kryeministri Berisha. Kryeministri informoi lezhjanët për rritjen e pagave dhe pensioneve deri më 1 maj 2009 dhe se viti që vjen shënon mbidyfishimin e pensionit në fshat. Berisha vuri në dukje se në rast se ky pension ka qenë 32 mijë lekë, ai do të bëhet 72 mijë lekë më datën 1 maj 2009. “Kjo është alternativa jonë, është alternativë me vepra, me premtime të mbajtura, alternativë që përpiqet të afrojë gjithnjë e më shumë Shqipërinë me Evropën. Ju jeni dëshmitarë që ky afrim tashmë është real, nuk është më si “Vegu i Penelopës” që bëhej ditën e shkatërrohej natën, por ky afrim ndihet”, - deklaroi z. Berisha. Këto deklarata kreu i qeverisë i bëri gjatë një takimi me banorë të Shënkollit, në Lezhë. Para tyre ai foli për investimet dhe përshtatjen e infrastrukturës rrugore me standardet bashkëkohore. Kryeministri vuri në dukje se “ne kemi investuar 1.2 miliard dollarë, por kam kënaqësinë e madhe kur shoh se ky investim ndihet kudo. Sigurisht çdo vend, çdo qeveri, ka përparësi. Këto përparësi ne i kemi bërë tashmë publike, kemi përparësi madhore ndërtimin e të gjitha rrugëve që të çojnë drejt detit, ndaj do t’i asfaltojmë ato sa më parë, nga Buna, Bërdica, deri në Ksamil. Kjo, sipas tij, është e domosdoshme, pasi aty është një pasuri e pallogaritshme e kombit, nga e cila nuk përfitojnë vetëm banorët e Tales, të Ksamilit apo të Rrushkullit, por përfitojnë të gjithë shqiptarët”.
Qeveria, 70 milionë lekë për rrugën Zejmen-Tale
Qeveria investon 70 milionë lekë për rrugën Zejmen-Tale. Kryeministri Berisha mori pjesë dje në ceremoninë e inaugurimit të fillimit të punimeve për rrugën Zejmen-Tale, në rrethin e Lezhës, investim i buxhetit të shtetit me vlerë 70 milion lekë. Kryeministri vlerësoi se kjo rrugë është shumë e rëndësishme, pasi ajo jo vetëm lidh dy komunat e mëdha të këtij rrethi, por u lehtëson atyre daljen në bregdet. “Ashtu siç kemi deklaruar dhe shpallur, ne do të asfaltojmë me përparësi të madhe të gjitha rrugët e ultësirës bregdetare që të çojnë drejt detit. Është në politikën tonë dhe në besimin tonë më të thellë se kombi duhet të kthejë sytë nga deti, sepse deti është begati, është më shumë dhunti”, - u shpreh Kryeministri Berisha. “Me këtë politikë, - vijoi më tej Kryeministri, - ne kemi nisur të bëjmë një riorientim të ri të vështrimit të kombit, i cili ndonëse ka rreth 400 km brigje, në tërësinë e tyre ato janë shumë pak të populluara”. Kryeministri Berisha kërkoi nga firma ndërtuese që ta përfundojë rrugën brenda afatit, duke nënvizuar se në maj të vitit të ardhshëm do të bëhet inaugurimi i përfundimit të saj.
Berisha: Të nxitet arsimimi profesional
“Shqipëria po ndryshon” e ndaloi dje Kryeministrin Sali Berisha në rrethin e Lezhës, ku inauguroi përfundimin e punimeve për shkollën e mesme të përgjithshme të Shënkollit, investim i buxhetit të shtetit me vlerë 40 milionë lekë. Duke iu referuar rritjeve të investimeve në këtë komunë, Kryeministri Berisha tha se Shënkolli bëhet tashmë njësoj sikur të ishte lagje e një qyteti, me qendër të asfaltuar, me kanalizime moderne të ujërave të zeza dhe të bardha, me shkollë të mesme të sapondërtuar, me qendrën kulturore, e cila u inaugurua 6 muaj më parë dhe me rrugën që të çon drejt bregdetit. “Në këtë mënyrë, niveli i jetesës së këtij komuniteti rritet dhe aksesi i tyre në treg bëhet gjithnjë e më i madh”, - u shpreh Kryeministri. Më pas, Kryeministri vizitoi kabinetin e informatikës së kësaj shkolle, ku u shpreh se shtrirja e internetit në çdo shkollë është një premtim i mbajtur i qeverisë dhe është vetëm hapi i parë i ndërmarrë në këtë drejtim, pasi më pas do të vazhdohet me praktimin e metodave të mësimit dixhital. Kryeministri sugjeroi që kabinetet e informatikës t’iu shërbejnë jo vetëm nxënësve, por edhe komunitetit. Gjithashtu, Kryeministri e vuri theksin në nxitjen e arsimit profesional, si një domosdoshmëri për t’iu përgjigjur kërkesave të tregut. Për këtë Kryeministri kërkoi bashkëpunimin e strukturave të pushtetit vendor dhe të drejtorisë së shkollës së zonës, në mënyrë që të mundësojnë ambientet e nevojshme për zhvillimin e këtij arsimi, qoftë duke shfrytëzuar pasdite mjediset e shkollës së mesme, qoftë mjediset e Qendrës Kulturore, apo të kishës në këtë zonë. "Shqipëria duhet të synojë t’i afrohet standardit 50 % me 50 %, në raportin mes shkollave të përgjithshme dhe shkollave profesionale", - tha Kryeministri.
Berisha: Investimet e huaja, më të mëdhatë në Shqipëri
Kryeministri Berisha mori pjesë dje në ceremoninë e fillimit të punimeve për ndërtimin e tregut agro-ushqimor në Komunën Kolsh të rrethit të Lezhës, investim i buxhetit të shtetit me vlerë 70 milionë lekë. Kryeministri Berisha deklaroi se kjo qendër tregtare do t’iu shërbejë tre komunave me një prodhim bujqësor të shumëllojshëm dhe ndër më të fuqishmet në vend. “Lezha është një rreth, i cili realisht po del në krye të vendit për thithjen e investimeve të huaja. Ne po investojmë shumë në këtë zonë. Në këto tre vjet, në rrethin e Lezhës janë investuar 12 herë më shumë sesa në vitet e qeverisjes socialiste, të cilat konsiderohen vite të humbura”, - u shpreh Kryeministri Berisha. Kryeministri theksoi se Lezha ka thithur shumë investime të huaja, të cilat janë më të mëdhatë në Shqipëri. Investimet e huaja në Lezhë, - vijoi Kryeministri, - kalojnë të gjitha rrethet e tjera. “Ne së bashku inauguruam fabrikën e madhe të çimentos “Fassa Berberi”, disa javë më parë dhe, së shpejti, do të inaugurojmë “Colacem”-in, si dhe polin energjetik në këtë zonë, për të cilin është marrë miratimi. Gjithashtu në këtë zonë do të ndërtohet parku industrial.
Qeveria, 38 milionë lekë për rrugën Grykë Manati
Në vazhdën e inaugurimeve të veprave publike në rrethin e Lezhës, Kryeministri Berisha përuroi dje fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugës Grykë Manati, investim i buxhetit të shtetit, me vlerë 38 milionë lekë. Kryeministri theksoi se kjo rrugë do të lidhë 5 fshatra dhe përbën investimin e parë publik në tërë historinë e kësaj zone. “Uroj banorët e kësaj zone ta gëzojnë këtë rrugë dhe dua t’i siguroj ata se qeveria do të mbështesë çdo projekt, për të cilin ka nevojë kjo zonë”, - tha Kryeministri Berisha. Është në detyrën tonë, të qeverisë qendrore dhe qeverisjes vendore, - vijoi Kryeministri, - që zonat të cilat kanë pasur përkrahjen më të vogël ose përkrahjen minimale, tashmë të marrin përkrahjen që meritojnë, në mënyrë që në Shqipëri askush të mos ndihet i harruar. “Qytetarët shqiptarë duhet të dinë se kudo që ata jetojnë, qeveria do të bëjë çdo përpjekje për të lehtësuar jetën e tyre. Kjo rrugë lehtëson jetën e këtyre banorëve, të cilët do të udhëtojnë si të gjithë qytetarët e tjerë”, - u shpreh Kryeministri.