Meta, veprime radikale në mbrojtje të votës
Axhenda politike e Lëvizjes Socialiste për Integrim që parashikon si hap të fundit një grevë urie të deputetëve, për të bllokuar kësisoj dhe punimet e Kuvendit, ka marrë dhe miratimin e Komitetit Drejtues Kombëtar. Siç bën të ditur zyra e shtypit pranë kësaj partie, në këtë mbledhje të organizuar dje pati mbështetje unanime të të gjithë anëtarëve për veprime demokratike deri në grevën e urisë. Në këtë mbledhje u diskutuan dhe u vendosën disa masa organizative, për mbështetjen e të gjitha veprimeve demokratike, që do të bëhen në ditët në vijim, në mbrojtje të votës së lirë dhe kundër Kodit Zgjedhor jo të zgjedhjeve, por të vjedhjeve të votës, sqaron LSI. Të gjithë anëtarët e KDK-së miratuan vendimet e kryesisë së LSI-së dhe lidershipit të saj, për ndërmarrjen e veprimeve radikale dhe demokratike deri në grevën e urisë së deputetëve, për të garantuar, sipas LSI-së, “të drejtën demokratike të numërimit të votave të shqiptarëve, për t’i shpëtuar ata nga vjedhja barbare që po përgatitet të bëhet nga dyshja Rama-Berisha”. Mesazhet kryesore që u dhanë nga kreu i kësaj lëvizjeje, Ilir Meta, ishin një sulm i fortë ndaj dy liderëve të partive më të mëdha në vend, Sali Berisha dhe Edi Rama, megjithëse LSI akuzon Ramën për tradhti në hartimin e Kodit të ri Zgjedhor, nga i cili LSI është përjashtuar nga pjesëmarrja në strukturat organizative të zgjedhjeve. “Nuk mundet që një komb, që e ka provuar lirinë gjatë 18 viteve, që një të tretën e tij dhe pjesën më aktive e ka në Evropë dhe e ka në Amerikë, të pranojë regjimin e korruptuar të kartelit Rama-Berisha”, - tha Meta ndër të tjera para KDK-së. Ndërkaq, duke ecur në këtë linjë, ai shtoi se “çifti Rama-Berisha, janë çifti babëzia, që po vjedhin pronat dhe pasuritë e shqiptarëve dhe duan të vjedhin edhe votën e tyre në 2009-n. Në rast se kanë kurajë dhe moral, le ta bëjnë edhe qeverinë bashkë, që sot dhe le të vijnë të maten në zgjedhjet e vitit 2009”. Meta foli i sigurt se do ta fitonte këtë betejë të nisur, ndërsa akuzoi dy kundërshtarët e tij për korrupsion. Madje, ai iu referua raportit të fundit të Komisionit Evropian, duke akuzuar Ramën për abuzime me lejet e ndërtimit në pozicionin e kryetarit të bashkisë. “Këta dy zotërinj, në vend që të vrasin mendjen bashkë me ne dhe gjithë të tjerët, se si Shqipëria do të përballojë efektet e një krize globale financiare, që çdo ditë e më shumë bëhet ekonomike dhe i afrohet edhe Shqipërisë, që në vend që të heqin dorë nga korrupsioni i tyre, Berisha në qeveri dhe Rama në bashki, sepse dhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian kritikohen për zvarritje dhe mosdhënien e lejeve të ndërtimit, që kanë goditur një nga industritë kryesore të zhvillimit gjatë këtyre dy dekadave në vend, kanë shqetësim si të vjedhin votën e të gjithë shqiptarëve në vitin 2009”, - tha Meta ndër të tjera. Ndërkaq ai i akuzoi se po tentojnë të eliminojë LSI-në si forcë politike. Sipas kreut të LSI-së, “ata përmes eliminimit të kësaj force të madhe dhe në rritje, siç është LSI, nuk kanë thjesht problemin për të dëmtuar dhe eliminuar LSI, por kanë si preokupim të tyre për të vrarë ndjenjën e reagimit qytetar ndaj korrupsionit të tyre, ndaj arbitraritetit të tyre, ndaj babëzisë së tyre”.
“Mustafaj, i vetmi zë parimor në PD”
Sulmet e Metës për PD-në dhe PS-në janë edhe përjashtuese. Ai nuk ka nguruar të vlerësojë qëndrimin e deputetit demokrat, Besnik Mustafaj, për Kodin e ri Zgjedhor, i cili para dy ditësh tha se kodi nuk duhet të ishte monopol i dy partive të mëdha. “Shikoni Partinë Demokratike, përbën lajm një reagim fare normal dhe i arsyeshëm i zotit Mustafaj, që mbajti një qëndrim shumë parimor për zgjedhjet, një lajm shumë i madh kudo. Pse? Sepse është i vetmi zë i arsyeshëm në partinë, e cila drejton dhe qeveris Shqipërinë”, - tha Meta dje. Sipas tij, “këta të dy, në radhë të parë janë një problem për vetë partitë e tyre, që i dhunojnë, që i ndrydhin, që i depersonalizojnë”.
Xhufi: PS po mban flamurin e reformave
Zv.kryetari i LSI-së dhe kryetar i grupit parlamentar të saj, Pëllumb Xhufi, ka vënë si qendër të kritikave të tij Partinë Socialiste, madje duke ironizuar bashkëpunimin e saj me partinë në pushtet për çështjen e reformave në Kushtetutë dhe në kod. Sipas tij, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë kryer një atentat të madh ndaj institucioneve, në këto gjashtë muajt e fundit në mënyrë të posaçme dhe tani po përgatiten t’i japin dhe goditjen e fundit në themel, demokracisë shqiptare, duke vrarë dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ai theksoi se “për fat të keq, Partia Socialiste dhe unë po e vë në rend të parë Partinë Socialiste në këtë histori, se fatkeqësisht dhe çuditërisht ka qenë ajo që ka marrë flamurin e protagonizmit në këto të ashtuquajtura reforma, që nga ndryshimi i Kushtetutës e deri te hartimi i kodit, që do të vjedhë votën e shqiptarëve”.