E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: “Uroj që Rama dhe Meta të gjejnë konsensus për Kodin”



Kryeministri Sali Berisha është shprehur dje në një konferencë për shtyp se është i hapur të jepet koha e nevojshme që Rama dhe Meta të gjejnë konsensusin për Kodin Zgjedhor. Kryetari i PD-së u shpreh se mban qëndrim neutral për këtë çështje. Ai tha se nuk i intereson se kujt do t’i jepet komisionari, e rëndësishme është që Kodi të miratohet me konsensus. “Ekziston përkushtimi im i plotë dhe total për votën e lirë. Kodi do të votohet, sepse me atë grevë urie nuk kemi patur asnjë lidhje. Për mua, nëse komisionari ishte i Gjinushit, i Ilir Metës, i zotit Milo apo i tjetërkujt, kjo nuk kishte ndonjë dallim të madh, përkundrazi mbajta përbaltjen e grevës së urisë”, - u shpreh kryeministri Berisha, ndërsa ka nxitur dialogun midis partive të opozitës. “Nuk është e vërtetë se nëse jepet koha e nevojshme për dialog do të dëmtohet procesi. Përkundrazi, procesi merr edhe garanci shtesë për këtë diskutim. Unë jam neutral në këtë mes. Uroj që ata të gjejnë një mirëkuptim dhe kaq dhe nuk kam ndonjë gjë tjetër”, - u shpreh më tej kryeministri Berisha, duke nënvizuar se nuk përzihet në çështjet e brendshme të opozitës

11 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›