Champions, zbardhen të gjitha enigmat
Nuk ka më asnjë enigmë për 16 ekipet e kualifikuara në raundin e “vdekjes”. Roma, Çelsi, Interi, Panathinaikos, Barcelona, Sporting, Liverpuli, Atletiko, Mançester, Villareal, Lion, Bajern, Arsenal, Porto, Juventus, Real Madrid. Këto janë të kualifikuarat.
Një mbrëmje e madhe e formacionit të Luçiano Spaletit në “Olimpico”, duke marrë përfundimisht edhe vendin e parë në Grupin A, e duke lënë pas Çelsin. Roma shkatërroi Bordonë, duke fituar me rezultatin 2-0.
Mateo Brigi shënoi në minutën e 60-të nga një distancë e afërt për Romën, ndërkohë që kapiteni legjendar verdhekuq, Françesko Toti, dyfishoi rezultatin me një gjuajtje cinike në të 79’. Toti u zëvendësua në minutën e 87-të nën duartrokitjet frenetike të ultrasve të Romës. Bordo vazhdon aventurën në Kupën UEFA.
Po në grupin A, Çelsi fitoi në “Stamford Brixh” me rezultatin e ngushtë 2-1 kundër rumunëve të Kluzh. Kalu kaloi në avantazh londinezët në minutën e 40-të, por Kone u përgjigj për skuadrën rumune dhjetë minuta pas fillimit të pjesës së dytë. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogba, i dha në minutën e 71-të fitoren formacionit të Luis Felipe Skolarit.
Në grupin B, Panathinaikos u bashkua me 16 ekipet më të mira të Europës falë golit të Karagunis (69’) në fitoren 1-0 kundër Anorthosis Famagusta. Arjan Beqaj, i cili u rikthye në portë pas një mungese disajavore për Anorthosis Famagusta, bëri disa pritje të jashtëzakonshme.
“Minuta e 5-të. Çfarë mrekullie e Beqajt!”. Kështu shkruante në komentin e saj yahoo.it. “Pritje e madhe e shqiptarit atje ku bashkohen dy shtyllat pas gjuajtjes së Karagunis nga një goditja e lirë”, - vazhdon komenti. Në minutën e 38-të portieri kosovar shmangu një gol të sigurt, pas goditjes së Manxios së Panathinaikosit, duke e devijuar topin në goditje nga këndi. Gjithsesi, për pamundësi të vazhdimit të lojës, – sipas faqes qipriote protathlima.com.cy, - portieri i Kombëtares shqiptare u zëvendësua me fillimin e pjesës së dytë me Nagin, kur rezultati në “Oaka” ishte 0-0. Gjithsesi, me këtë humbje Anorthosis i dha lamtumirën me dinjitet Ligës së Kampioneve.
Interi vazhdoi “surprizat” në Ligën e Kampioneve, teksa zikaltërit humbën në Gjermani me Verder Bremenin me rezultatin 2-1. Pizaro në minutën e 63-të dhe Rozenberg në të 81’ ishin edhe ndëshkuesit e Murinjos. Gjithsesi, Zlatan Ibrahimoviç, dy minuta përpara përfundimit të ndeshjes realizoi golin e nderit për kampionen e Italisë.
Në Grupin C, Barcelona e kualifikuar, luajti me një formacion të dorës së dytë, i “dhuroi” një fitore historike Shahktar Donjeckut. Ukrainasit fituan 3-2 falë dy golave të Gladkit dhe një të Fernandinjos. Për katalanasit shënuan Silvinjo dhe Burgos. Sportingu i Lisbonës fitoi në Zvicër 1-0 me Bazelin, duke i dhënë kështu mundësi Shahktarit të vazhdojë aventurën në Kupën UEFA.
Liverpuli, me fitoren 3-1 në Holandë kundër PSV Eindhovenit, i bëri dhuratë Kupën UEFA, Olimpikut të Marsejës. Skuadra franceze e kapitenit shqiptar Lorik Cana barazoi pa gola në “Velodrome” kundër Atletikos së Madridit, duke zënë përfundimisht vendin e tretë.
EKIPET E KUALIFIKUARA
Grupi A
ROMA, ÇELSI
GRUPI B
INTER, PANATHINAIKOS
GRUPI C
BARCELONA, SPORTING
GRUPI D
LIVERPUL, ATLETIKO
GRUPI E
MANÇESTER, VILLAREAL
GRUPI F
LION, BAJERN
GRUPI G
ARSENAL, PORTO
GRUPI H
JUVENTUS, REAL MADRID
Liga e Kampioneve
Dita 6
9 dhjetor
A Çelsi-Kluzh 2-1
A Roma-Bordo 2-0
B Panathina.-Anorthosis 1-0
B Bremen-Inter 2-1
C Bazel-Sporting 0-1
C Barcelona-Shakhtar 2-3
D PSV-Liverpul 1-3
D Marsejë-Atletiko 0-0
10 dhjetor
E Man. United-Alborg
E Sëlltik-Villarreal
F Steaua-Fiorentina
F Lion- Bajern
G Porto -Arsenal
G Dinamo Kiev-Fenerbahçe
H Juventus-BATE
H Real Madrid-Zenit
Gjendja në grupe
Grupi A
Roma 6 12
Çelsi 6 11
Bordo 6 7
Kluzh 6 4
Grupi B
Panathin. 6 10
Inter 6 8
V.Bremen 6 7
Anorthosis 6 6
Grupi C
Barcelona 6 13
Sporting 6 12
Shahktar 6 9
Bazel 6 1
Grupi D
Liverpul 6 14
Atletiko 6 12
Marsejë 6 4
PSV 6 3
Grupi E
Man.Jun 5 9
Vijareal 5 9
Alborg 5 5
Sëlltik 5 2
Grupi F
Bajern 5 11
Lion 5 11
Fiorentina 5 3
Steaua 5 1
Grupi G
Arsenali 5 11
Porto 5 9
Din.Kiev 5 5
Fenerbah. 5 2
Grupi H
Juventus 5 11
Real Mad. 5 9
Zenit 5 5
BATE 5 2
10 Dhjetor 2008