“Rrëshen-Kalimash”, zbardhet procedura e plotë e hetimit të Bashës
Si filloi hetimi ndaj ministrit dhe në çfarë filtrash kaloi dosja hetimore. Relacioni i prokurorit zbulon se dosja “u kopsit” që në Prokurorinë e Tiranës
Tiranë - Në kërkesën për gjykimin e dosjes “Rrëshen-Kalimash”, që Prokuroria e Përgjithshme i ka bërë Gjykatës së Lartë, zbardhen zyrtarisht të gjitha procedurat hetimore të ndjekura, që mundësuan kalimin e Bashës për gjykim në Gjykatën e Lartë. Nga kërkesa zyrtare e firmosur nga prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Arben Kraja, kuptohet lehtësisht se ka qenë shqyrtimi dhe hetimi i dosjes nga Prokuroria e Tiranës ajo që i ka “vënë kapakun” rolit të Bashës në këtë histori. Në Prokurorinë e Tiranës kjo çështje u hetua nga prokurori Ervin Karanxha. Nga pikëpamja e shkeljeve procedurale pika më e nxehtë ka qenë procedura për përzgjedhjen e firmës konsulente “Ecorys”. “Si konkluzion mund të themi se ‘Ecorys Group’ është një shoqëri e përzgjedhur nën ndikimin e drejtpërdrejtë të zotit Lulzim Basha. Nga ana tjetër, përzgjedhja e saj është bërë në kundërshtim me Ligjin nr. 7971, dt. 26.07.1995 ‘Për prokurimin publik’, sepse mungon argumentimi i fondit limit prej 180 mijë dollarësh, mungojnë ofertat nga kompani të tjera, si dhe mungon dokumentacioni ligjor i subjektit ‘Ecorys Group’. Akoma dhe sot nuk disponohet asnjë dokumentacion ligjor i shoqërisë ‘Ecorys Group’”, - shkruhet në kërkesën e prokurorit Kraja. Por ç’është më e rëndësishmja lidhet me faktin se “projektin e shekullit”, sikurse e ka quajtur vetë Basha këtë rrugë, e kanë menaxhuar vetëm dy njerëz: Lulzim Basha dhe Andi Toma. Sikurse thekson dhe konkluzioni përfundimtar i Prokurorisë, kanë qenë vetëm këta dy zyrtarë që kanë bërë çdo veprim vetëm me njëri-tjetrin, për një projekt që do t’u kushtojë shqiptarëve 1 miliard e 27 milionë euro.
Kërkesa e prokurorit për hetimin e Lulzim Bashës dhe të Andi Tomës
“Unë, Arben Kraja, prokuror në Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, pas përfundimit të hetimeve paraprake të procedimit penal nr. 1, viti 2007, ju paraqes për gjykim të pandehurit: Lulzim Basha, i biri i Xhelalit dhe i Remzies, i datëlindjes 12.06.1974, lindur në Tiranë dhe banues në adresën: rruga ‘Demir Gashi’, Nr. 1, Tiranë, me arsim të lartë Juridik, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, me gjendje civile i martuar, me gjendje gjyqësore i padënuar, në gjendje të lirë, i mbrojtur nga avokat Zef Nikaj.
Andi Toma, i biri i Luigjit dhe i Luizës, i datëlindjes 16.12.1969, lindur në Tiranë dhe banues në Rrugën ‘Muhamed Gjollesha’, Kulla Nr. 1, Tiranë, me arsim të lartë Matematikë dhe Juridik, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, me gjendje civile i martuar, me gjendje gjyqësore i padënuar, në gjendje të lirë, i mbrojtur nga avokat Genci Gjokutaj. Të akuzuar për kryerjen e veprave penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal dhe shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal”.
Nga hetimet paraprake të këtij procedimi penal ka rezultuar se:
Më datë 9 mars 2007, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr. 893 për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, kryer në bashkëpunim, vepër penale e parashikuar nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal dhe që bën fjalë për shkelje të kryera nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit gjatë financimeve të kryera për ndërtimin e rrugëve të ndryshme kombëtare me fonde publike dhe në mënyrë të veçantë për fondet e përdorura në ndërtimin e rrugës “Rrëshen-Kalimash”, ndërtimin e rrugës paralele “Tiranë-Vorë” Loti 2 dhe ndërtimin e rrugës “Lin-Pogradec”.
Me datën 6 shtator 2007 i është njoftuar akuza “shpërdorim detyre në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 248 e 25 të Kodit Penal shtetasve Lejla Saraci, me detyrë ish-drejtore e Përgjithshme e Rrugëve dhe Andi Toma, me detyrë ish-drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Juridike në Ministri. Ndërsa shtetasit Armand Teliti, me detyrë ish-zv. ministër, i është njoftuar e njëjta akuzë më datë 7 shtator 2007. Akuza e ngritur ndaj këtyre personave ka të bëjë me faktin se ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me ish-ministrin e Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Lulzim Basha, kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë procedurave të ndjekura për prokurimin e fondeve publike për ndërtimin e segmentit rrugor “Rrëshen-Kalimash”, pjesë e autostradës “Durrës-Kukës-Morinë”. Më datën 7 shtator 2007, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur ndarjen nga procedimi penal nr. 893, të materialeve që bëjnë fjalë për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 të Kodit Penal, me objekt ndërtimi i rrugës paralele “Tiranë-Vorë” Loti Nr. 2 dhe ndërtimi i rrugës “Lin-Pogradec”, si procedim më vete, me numër 893/1 dhe po më datë 7 shtator 2007 ka marrë vendim për shpalljen e moskompetencës në procedimin penal nr. 893 të vitit 2007. Në vendim arsyetohet se përveç personave të akuzuar deri tani, rezulton se duhet ushtruar ndjekja penale edhe ndaj zotit Lulzim Basha, i cili është deputet dhe si i tillë kompetencën për hetimin ndaj tij e ka Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.
Më datë 13 shtator 2007 prokurori i Përgjithshëm ka vendosur regjistrimin e procedimit penal nr. 893, datë 09.03.2007 të Prokurorisë Tiranë në Regjistrin e Procedimeve Penale pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, si procedimi penal nr. 1 i vitit 2007. Më datë 27 shtator 2007 është vendosur regjistrimi i emrit të shtetasit Lulzim Basha në Regjistrin e Procedimeve Penale pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm. Më datë 15 tetor 2007 prokurori i Përgjithshëm i ka kërkuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë autorizim për procedim penal ndaj deputetit Lulzim Basha. Me vendimin nr. 152, datë 27.12.2007, Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur “Dhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit Lulzim Basha, kërkuar nga prokurori i Përgjithshëm”.
Firma “Ecorys”
Nga analiza e provave të administruara nga prokuroria në lidhje me ngjarjen e përshkruar më sipër u vendos të pushohej akuza për mungesë provash, bazuar në nenin 328/1 germa “dh” e Kodit të Procedurës Penale, në ngarkim të të pandehurve Armand Teliti dhe Lejla Saraçi dhe rezultoi se të pandehurit Lulzim Basha dhe Andi Toma, në bashkëpunim, kanë kryer veprat penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal dhe shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal. Vepra penale e shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal është kryer nga të pandehurit Lulzim Basha dhe Andi Toma gjatë procedurave të ndjekura për përzgjedhjen e shoqërisë konsulente “Ecorys Group”, në rrethanat e përshkruara më poshtë: Përzgjedhja e shoqërisë “Ecorys Group” është bërë drejtpërdrejt nga ministri Lulzim Basha dhe të gjitha aktet për t’i dhënë formë ligjore kësaj përzgjedhjeje janë hartuar nga drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Juridike, Andi Toma. Përzgjedhja e konsulentit “Ecorys Group” nga shtetasit Lulzim Basha dhe Andi Toma është bërë në kundërshtim me nenin 17/3 të ligjit “Për prokurimin publik” dhe në kundërshtim me Udhëzimin e KM Nr. 1, datë 01.01.1996 “Për prokurimin publik”, pika 3 e kapitullit 1 dhe pika 2/dh e kapitullit 2. Bazuar në propozimin e Ministrisë së Punëve Publike, Transportit e Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave ka miratuar Vendimin Nr. 158, datë 15.03.2006.
Gjykata e Lartë, short ndryshe për dosjen e Bashës
Gjykata e Lartë ka përcaktuar një short ndryshe për dosjen “Durrës-Kukës”, ku është i pandehur ministri Lulzim Basha. Burime pranë kësaj gjykate sqaruan dje se për këtë dosje nuk do të aplikohet shorti elektronik, por shorti me gogla. Të njëjtat burime shpjeguan se kjo procedurë është përzgjedhur për më shumë transparencë ndaj kësaj dosjeje shumë të përfolur. Ky short pritet të hidhet ditën e premte të kësaj jave, ku do të përcaktohet edhe pesëshja e gjyqtarëve që do të gjykojnë këtë dosje. Prokuroria dorëzoi të premten e kaluar dosjen në Gjykatën e Lartë. Sipas të dhënave, dosja “Basha” përbëhet nga 4 fashikuj dhe në zarfin e dorëzimit të dosjes ndodhet vetë firma e kryeprokurores Ina Rama. Basha akuzohet për shpërdorim fondesh në rrugën “Durrës- Kukës” gjatë kohës që ai ka qenë ministër i Transporteve.
Altin Abdiu do të vendosë për përjashtimin e Fatmira Hajdarit
Gjyqtari Altin Abdiu do të vendosë nëse kërkesa e ministrit Lulzim Basha do të gjykohet nga Fatmira Hajdari. Shorti i djeshëm ka përcaktuar gjyqtarin Abdiu për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë. Vetëm pak ditë më parë Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi Gjykatës së Faktit të mos gjykonte kërkesat e ministrit Basha, por të shprehej si jokompetente për këtë çështje. Kjo kërkesë u rrëzua nga gjyqtarja Hajdari. Sipas saj, në këtë rast nuk kishim të bënim me dosje, por me një kërkesë për pavlefshmëri aktesh. Vendimi i gjyqtares nuk u pranua nga prokurori, duke e akuzuar atë për njëanshmëri.
11 Dhjetor 2008