Rama: Qeveria “Berisha”, strehë ministrash të pandehur
Kreu i PS-së flet edhe për zgjedhjet: “Të gjithë do të garantojmë ndershmërinë e tyre”. Rama: “Shqiptarët të pabarabartë para ligjit, po shkelen të drejtat dhe liritë e njeriut”
Shaban Sulçe
Në ditën e përvjetorit të Deklaratës Universale të të Drejtave e Lirive të Njeriut, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka akuzuar qeverinë “Berisha” se është shembulli i turpshëm i shkeljes së barazisë para ligjit. Rama akuzoi qeverinë “Berisha” se ka shkelur parimet universale të të drejtave dhe lirive të njeriut. Kreu i selisë rozë tha se qeveria “Berisha” po i trajton qytetarët shqiptarë si të pabarabartë para ligjit, duke u kthyer në strehë të ministrave të pandehur për afera korruptive. “Shqipëria mbetet një vend ku njerëzit nuk janë të barabartë përpara ligjit dhe ku qeveria jep përditë shembullin më të turpshëm të promovimit të kësaj pabarazie duke u bërë strehë ministrash të pandehur, që nuk paraqiten përpara drejtësisë”, - tha kreu i Partisë Socialiste Edi Rama.
Shkeljet
Kreu i selisë rozë renditi një sërë çështjesh, në të cilat, sipas tij, qeveria aktuale ka ndikuar në shkeljen e parimeve të të drejtave dhe lirive të njeriut në Shqipëri. Rama tha se Shqipëria është sot vendi ku dominon pabarazia përpara ligjit dhe ku abuzimi i pushtetit me ligjin po cenon të drejtat e qytetarëve, duke favorizuar klientët e qeverisë që përfitojnë shuma marramendëse në kurriz të të gjithëve. Rama renditi gjithashtu mungesën e konkurrencës së lirë, trafikimin e qenieve njerëzore, dhunimin e të drejtave të grave e të vajzave si dhe problemin e punës së zezë. “Shqipëria mbetet një vend ku e drejta e konkurrencës së lirë e të ndershme shkelet përditë nga një shtet i kapur prej një tarafi njerëzish të lidhur drejtpërdrejt me pushtetin dhe nga një administratë e vënë tërësisht nën sundimin e interesave të këtij tarafi. Shqipëria mbetet një vend ku të drejtat e grave e të vajzave shkelen përditë dhe trafiku njerëzor për shfrytëzimin e tyre vazhdon të jetë një plagë e madhe, veçanërisht mes vajzave nën 18 vjeç, që përbëjnë afro gjysmën e viktimave të këtij trafiku, ndërkohë që prej 17 vjetësh qeveritë i lënë vendin njëra-tjetrës pa bërë asgjë të veçantë në këtë drejtim”, - vijoi Rama.
Akuzat
Kreu i selisë rozë akuzoi sërish kryeministrin Berisha dhe biznesmenin serb Damir Fazlliç se me aferat e tyre korruptive kanë dhunuar të drejtën universale të pronës, duke u grabitur shqiptarëve 50 milionë euro në tre vjet. Rama tha se në këtë qeveri vetëm drejtësi nuk ka dhe se ministrat e Drejtësisë janë kthyer në shërbëtorë të mbulimit të zullumeve të shkaktuara nga korrupsioni qeveritar. “Shqipëria mbetet një vend ku ministrat e Drejtësisë, qoftë ai që sot punon si zëdhënësi i oborrit kryeministror, qoftë ai që nga oborri kryeministror u ngrit në karrigen e ministrit, kanë si meritë të vetme ofrimin gratis për oborrin të ndihmës juridike për të mundësuar të paktën zullumin e veprimtarisë së paligjshme të Gërdecit, zullumin e pasurimit të paligjshëm të sekserit serb të Sali Berishës, zullumet e tjetërsimit të pronave nëpër Shqipëri”, - tha kreu i PS-së Edi Rama.
11 Dhjetor 2008