Ngjela: “Gjykata Kushtetuese të rrëzojë Kodin e ri Zgjedhor”
Tryeza e Institutit Liberal Shqiptar: “Kodi, me përmbajtje antikushtetuese”. Konkluzionet: Janë shkelur rëndë të paktën tre nene kyçe të Kushtetutës
Shaban Sulçe
“Kodi Zgjedhor ka shumë shkelje kushtetuese, ai shkel barazinë ndaj ligjeve. Ky kod duhet rrëzuar. Këtë mund ta bëjë vetëm Gjykata Kushtetuese. Kodi duhet ankimuar në Gjykatën Kushtetuese. Ankimimi duhet bërë ose me firmat e 28 deputetëve, ose me anë të Presidentit të Republikës”, - kështu ka deklaruar deputeti i djathtë Spartak Ngjela, gjatë një takimi të zhvilluar dje nga Instituti Liberal Shqiptar. Tema kryesore e këtij takimi ka qenë analizimi i Kodit të ri Zgjedhor të miratuar një muaj më parë nga PS-ja dhe PD-ja në krahasim me respektimin e parimeve kushtetuese. Referuesit në këtë takim, të cilët kanë qenë deputeti Spartak Ngjela, drejtori i Institutit Liberal Shqiptar Adri Nurellari, si dhe pedagogu Blendi Çeka, kanë renditur të paktën 15 çështje në të cilat haset fryma antikushtetuese. Referuesit theksuan se Kodi i ri Zgjedhor nuk përputhet në tre nene kryesore dhe të rëndësishme të Kushtetutës së Shqipërisë. “Kodi i ri Zgjedhor së pari nuk përputhet me Nenin 1, pika 3, të Kushtetutës, që thotë se, “qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike”. Ky Kod Zgjedhor nuk i trajton palët në mënyrë të pabarabartë duke diskriminuar partitë e vogla që nuk futen në koalicion me partitë e mëdha. Së dyti, shkel Nenin 18, pika 1 dhe 2, që thotë se: “Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit. Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si: gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia prindërore”. Ky Kod Zgjedhor nuk garanton barazinë para ligjit pasi diskriminon ata votues, të cilët bindja personale politike i çon të votojnë për partitë e vogla që ngelen jashtë koalicioneve. Së treti, shkel Nenin 45 pika 4, që thotë se, “Vota është vetjake, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë”. Sipas këtij Kodi Zgjedhor, vota nuk është e barabartë, pasi brenda të njëjtës zonë elektorale një votë e hedhur për një parti që është jashtë koalicioneve kryesore merr në numërim më pak vlerë sesa vota e hedhur për një parti të vogël që është futur në një nga koalicionet kryesore, - kanë qenë konkluzionet e arritura në tryezën e djeshme të zhvilluar nga Instituti Liberal Shqiptar.
Ngjela
Deputeti i djathtë Spartak Ngjela ka denoncuar përmbajtjen antikushtetuese të Kodit të ri Zgjedhor, të miratuar në Kuvend në fund të muajit nëntor nga dy partitë e mëdha, PD e PS. Ngjela tha se në këtë kod cenohet barazia e ligjit, duke diskriminuar partitë që nuk pranojnë të rreshtohen në koalicionet e drejtuara nga dy partitë e mëdha. Ai lëshoi akuza ndaj kreut të PS-së Edi Rama dhe kreut të PD-së Sali Berisha, duke i krahasuar me neokomunistë. “Fryma e këtij Kodi është: Po hyre në kooperativë ke benefice, nëse je jashtë kooperativës je kulak. Ky është nocioni që kanë sjellë në këtë Kod këta neokomunistë”, - tha Ngjela. Deputeti i larguar nga Grupi Parlamentar i PD-së tha se në rast se dy partitë kryesore do të votojnë sërish Kodin, edhe pas kthimit nga Presidenti, atëherë e vetmja rrugë duhet të jetë ankimimi në Gjykatën Kushtetuese ose në gjykatat ndërkombëtare. “Kodi Zgjedhor ka shumë shkelje kushtetuese, ai shkel barazinë ndaj ligjeve. Ky Kod duhet rrëzuar. Këtë mund ta bëjë vetëm Gjykata Kushtetuese. Kodi duhet ankimuar në Gjykatën Kushtetuese. Ankimimi duhet bërë ose me firmat e 28 deputetëve, ose me anë të Presidentit të Republikës”, - tha Ngjela në fjalën e tij.
Formulat
Gjatë fjalës së tij, pedagogu i Shkencave Politike, Blendi Çeka, është referuar në çështjen e deformimit të votës që shkakton sanksionimi bashkërisht në Kod dhe konkretisht në Nenin 162 dhe 163 të dy formulave D’Hondt dhe Saint Laguë për të numëruar dhe përcaktuar ndarjen e mandateve brenda të njëjtës zonë zgjedhore. Çeka tha se nga përdorimi i këtyre dy formulave dëmtohen rëndë parti të tilla si LSI apo LZHK, të cilat, pavarësisht se mund të kenë një numër më të madh votash se partitë të rreshtuara në koalicionet e PS-së dhe PD-së, nuk përfitojnë mandate deputetësh. “Ky kombinim i dy formulave dëmton rëndë partitë politike të vogla që nuk janë pjesë e koalicioneve të mëdha, sepse mandatet e tyre përllogariten me formulën D’hondt. Kjo do të thotë që numri minimal i votave për to për të nxjerrë një deputet është i lartë, ndërkohë që partive brenda koalicioneve u përllogariten mandatet sipas Sainte Laguë, ku numri minimal i nevojshëm për të nxjerrë një deputet është i ulët. Si pasojë e këtij kombinimi të qëllimshëm të dy formulave të ndryshme të numërimit, partitë e
vogla që ngelen jashtë dy koalicioneve të mëdha janë të dizavantazhuar, pra nuk kanë shanse të barabarta garimi në zgjedhje. Gjithashtu, preket barazia e votës brenda të njëjtës zonë zgjedhore që në rastin tonë përkon me qarkun”, - tha Çeka.
Nurellari
Drejtori i Institutit Liberal Shqiptar, Adri Nurellari, gjatë fjalës së tij renditi një sërë pasojash dhe shkeljesh që përmban Kodi i ri Zgjedhor. Sipas Nurellarit, ky Kod i miratuar nga PS-ja dhe PD-ja përmban inkuizicion elektoral, duke dëmtuar parti të tilla si LSI, LZHK, të cilat nuk bëhen aleate të koalicioneve kryesore. Nurellari theksoi gjithashtu se Kodi sjell deformim të votës dhe shkakton një Dushk të ri, shkel Kushtetutën në të paktën 3 nene, është pasojë e një reforme të pandershme me legjitimitet të dyshimtë, dëmton pluralizmin shqiptar, dëmton cilësinë e demokracisë, mbjell dhe kultivon ndasitë krahinore, braktis votuesit nga deputetët, rikthen rolin përcaktues të faktorit të huaj në Shqipëri, prodhon një superminoritet etnik në Shqipëri, saboton efikasitetin e partive politike si dhe dëmton institucionalizimin dhe kulturën politike shqiptare.
11 Dhjetor 2008