Berisha: Vendorët të ulin taksat
Kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i opozitës, Edi Rama, shkëmbyen dje replika në distancë. Berisha nga Lushnja kërcënoi drejtuesit vendorë socialistë për të ulur taksat, në të kundërt qeveria do të marrë masa. Ndërsa Rama sfidoi Kryeministrin nga zona e tij zgjedhore, Kavaja, prej ku i kujtoi qytetarëve se në 18 vite si deputet në këtë zonë, Berisha nuk ka bërë asnjë gjë. Kryeministri mori pjesë në përurimin e 22 kilometrave rrugë të autostradës Lushnjë-Fier, ku bëri një rezyme të arritjeve të qeverisë së tij në katër vite, si anëtarësimi në NATO, kartat e identitetit, heqja e vizave me BE-në brenda këtij viti, etj. Takimi i Ramës në Kavajë ishte në kuadër të turit të tij me vullnetarët e PS-së.
Berisha
"Opozitar, mos derdhni lot krokodili, mos u bëni kallogjerë. Ulini taksat bashkiake aty ku drejtoni, se ndryshe do t‘ua vë kufirin te thana". Ky është deklarimi i djeshëm i kreut të qeverisë, që vijoi në këtë mënyrë debatin me kreun e opozitës për taksat vendore. Kryeministri, i shoqëruar nga ambasadori italian në Tiranë, ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, si dhe drejtues të tjerë të qeverisë në qendër e në bazë, ka kryer përurimin e përfundimeve të segmentit 22 kilometra të autostradës Lushnjë-Fier, edhe pse ende në këtë segment nuk kanë përfunduar punimet. Në të mungojnë jo vetëm barrierat anësore të gjatësisë së autostradës, por edhe mbikalimet dhe nënkalimet e saj janë të papërfunduara. Kryeministri Sali Berisha pohoi se për ndërtimin e tij me standarde bashkëkohore janë investuar 20 milionë euro. Ai e cilësoi si mjaft të rëndësishme autostradën Lushnjë-Fier. "Ky është një aks shumë i rëndësishëm, pasi lidh jugun e vendit me aksin tjetër drejt Kosovës. Tashmë, fermerët myzeqarë prodhimet e tyre do t‘i tregtojnë edhe në Kosovë", u shpreh Berisha.
Rama
Kreu socialist zgjodhi zonën elektorale të Kryeministrit Berisha për të konkretizuar idenë se si një grusht politikanësh, në këto 18 vjet, i trajtojnë disa zona si bastione të majta apo të djathta për interesat e tyre personale. "Kush ka fituar nga ëndrra dhe shpresat e kavajasve që për 18 vjet me radhë këto ëndrra dhe shpresa i kanë investuar me votën e tyre te një forcë dhe te një personazh, që asnjëherë nuk ka mundur, nuk ka ditur, nuk ka dashur t‘jua kthejë këtë investim të madh shpirtëror, moral dhe politik", u shpreh kreu socialist. Politika e re e PS-së, tha Rama, nuk e konsideron asnjë qytet si bastion të një force politike apo të një tjetre. "Partia Socialiste nuk i ndan qytetet dhe as njerëzit në të majtë dhe në të djathtë, por, përkundrazi, kërkon një bashkim të të gjithë shqiptarëve që sot janë të zhytur në papunësi e varfëri", përfundoi kryesocialisti.
Paloka:
Komision hetimor për Edi Ramën
Deputeti i PD-së, Edi Paloka, kërkoi dje ngritjen e një komisioni hetimor për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Objekti i këtij komisioni, sipas Palokës, do të jetë hetimi i pasojave që ka sjellë mosmiratimi i planit urbanistik të Tiranës. Ky plan, u shpreh më tej Paloka, nuk miratohet prej dhjetë vitesh dhe komisioni duhet të hetojë se cilat janë arsyet që ende nuk realizohet dhe pasojat që sjell kjo zvarritje. Më tej, ai shtoi se nismën do ta marrë shumë shpejt dhe do të jetë objekt diskutimi në grupin parlamentar demokrat. "Rama duhet të dalë para drejtësisë dhe prokurorisë që të përgjigjet për këtë çështje. Ne ka vite që ia kërkojmë planin urbanistik, e tashmë është bërë shqetësim dhe për Parlamentin Evropian. Ai hesht, nuk e miraton, sepse po kryen korrupsion aktiv dhe pasiv me lejet e ndërtimit dhe presioneve që po ju bën pronarëve të ligjshëm të tokave", nënvizoi deputeti Paloka. Sipas ligjvënësit demokrat, kryetari i bashkisë, Edi Rama, po i ndan paratë me Delijorgjin. Kryebashkiaku është sulmuar edhe për lejet e fundit që dha për ndërtimet në Tiranë. Këto leje, sipas mazhorancës, janë dhënë në konflikt të hapur interesi. Deputetët demokratë kanë kërkuar që të gjitha këto leje ndërtimi të anulohen.