Kapet te "Myslym Shyri" kapobanda nga Shijaku
Kapet i shumëkërkuari i drejtësisë për trafik narkotikësh dhe shfrytëzim prostitucioni. Emilian Keçi, së bashku me kushëririn e tij, Astrit Keçi, janë dënuar më 15 prill të katër viteve më parë për trafik lëndësh narkotike dhe drejtim të një grupi kriminal që ushtronte aktivitet në zonën e Pizës. Një aksion i shërbimeve policore është kurorëzuar me sukses. Kapja e tij u bë në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, ku ai qëndronte për t‘iu fshehur dënimit të dhënë nga drejtësia. Ai është dënuar nga Gjykata e Pizës në Itali në prill të vitit 2005, ndërsa në nëntor të vitit 2007, Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Durrësit e konvertoi masën e dënimit ndaj Keçit në 9 vjet e 7 muaj heqje lirie. Gati një vit më pas, në shtator të 2008-ës, Komisariati i Policisë së Durrësit e shpalli në kërkim të riun nga Shijaku, ndalimi i të cilit u bë mbrëmjen e së mërkurës. Burime nga policia bëjnë të ditur se Emilian Keçi ishte nën vëzhgimin e shërbimeve policore prej një periudhe relativisht të gjatë. Në sajë të një pune intensive dhe të mirorganizuar operacionale dhe veprimeve të shpejta për të shmangur largimin e tij, është bërë e mundur kapja në rrugën "Myslym Shyri" në Tiranë.
Keçi ishte dënuar në mungesë nga gjykata italiane për veprat penale të "trafikimit të lëndëve narkotike" dhe "favorizimit për shfrytëzim prostitucioni". Ai do të vuajë dënimin e konvertuar në burgjet shqiptare. Në tetor të vitit të kaluar, u ndalua edhe kushëriri i tij, Astrit Keçi, 40 vjeç, i cili ishte dënuar nga drejtësia italiane me 14 vjet e 4 muaj heqje lirie, ndërsa Gjykata e Durrësit e konvertoi këtë dënim në 10 vjet burg.