Meta: Të rinjtë, nevojë për lidership me ide
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, deklaroi në një takim me të rinj në qytetin e Korçës se është i nevojshëm një sistem edukimi dhe një treg pune për të rinjtë që mbarojnë studimet. Meta theksoi se të rinjtë meritojnë një lidership që ka alternativë konkrete dhe të gatshme, për të ndërmarrë ato veprime që e nxjerrin vendin nga kriza, nga papunësia dhe nga rritja e pandalshme e kostos së jetesës. Më pas, Meta, duke folur për alternativën e LSI, tha se të rinjve u duhet veprim për të krijuar një sistem arsimor, i cili i garanton për të dalë menjëherë në tregun e punës. "Të rinjve shqiptarë u duhet veprim për të afirmuar dhe shpalosur talentet e tyre. Ne do të krijojmë një sistem edukues, i cili do të orientojë të rinjtë drejt një tregu të punës, për të mundësuar punësimin e gjithë atyre që përfundojnë studimet", theksoi kreu i LSI-së.