Berisha; Vitin tjetër, Shqipëria kandidat për në BE
“Shqipëria mund të jetë gati vitin që vjen për të aplikuar si vend kandidat për në Bashkimin Evropian, për të nisur procesin e gjatë të integrimit me 27 vendet e zhvilluar të Evropës”. Kështu ka deklaruar ditën e djeshme Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, në një intervistë njëorëshe dhënë agjencisë së lajmeve Reuters. Gjatë kësaj interviste, Berisha tha se “vitin e ardhshëm mund të ndodhë. Integrimi në Bashkimin Evropian është një proces i pakthyeshëm, por pyetja mbetet se sa i shpejtë do të jetë ai”. Kryeministri shqiptar theksoi gjatë kësaj interviste se ky proces “do të varet shumë nga shqiptarët, dhe kjo është e sigurt dhe duhet një performancë në rritje”. Duke folur për gazetarin e agjencisë Reuters, Kryeministri tha më tej se njëkohësisht kjo gjë “varet edhe nga zgjerimi i BE-së, i cili është bërë një proces delikat”. Gazetari i agjencisë Reuters shkruan se Shqipëria ishte vendi më i izoluar dhe me politikën më të egër diktatoriale gjatë periudhës komuniste në Evropën Lindore. “Ndonëse një vend i varfër në Evropë, Shqipëria po përjeton një bum ekonomik që ndihet në ndërtime dhe në migrimin e njerëzve në qytete”, - shkruan më tej Reuters. Sipas kësaj agjencie, disa shqiptarë mendojnë se vendit me popullsinë më rurale në Adriatik do t’i duhen më shumë se një dekadë për të hyrë në BE. “Nuk mendoj se do të duhen më shumë se 10 vite”, - deklaroi Kryeministri Berisha, “por Shqipëria ka shumë punë për të bërë dhe ne po e bëjmë”. Berisha në këtë intervistë nuk dha një datë për hyrjen në BE. Shqiptarët do të shkojnë në zgjedhje vitin e ardhshëm dhe opozita socialiste në vend thotë se ka ende punë për të bërë. “Shqipëria duhet të aplikojë menjëherë”, - thotë Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, njëkohësisht lider i socialistëve, i cili mund të behet Kryeministër, në rast se fiton zgjedhjet. “Së bashku me Kroacinë, - shkruan Reuters, - Shqipëria ka marrë ftesën për t’iu bashkangjitur NATO-s gjatë këtij viti”.
Stabiliteti në Ballkan
Agjencia Reuters ka pyetur Kryeministrin shqiptar Berisha për sa i përket edhe situatës në Ballkan, kur tashmë ekziston edhe shteti i Kosovës. “Projekti për pavarësi është një projekt për të cilin ata luftuan dhe e votuan”, - tha Berisha për pavarësinë e Kosovës. Në të njëjtën kohë kur Serbia vazhdon të mohojë Kosovën, Kryeministri shqiptar mendon se të dy vendet do të bashkëpunojnë për të hyrë në BE. “Nuk besoj se ata do të sakrifikojnë të ardhmen për të kaluarën e tyre, tha ai. - Do të duhet edhe pak kohë dhe më shumë zhvillim në Serbi”. Kryeministri Berisha komentoi edhe situatën në Maqedoni, fqinjin lindor të Shqipërisë. “Maqedonia është shumë e rëndësishme për paqen në rajon”, - tha Berisha, i cili shtoi se progresi i Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së do të mundë radikalët në këtë vend. Berisha, i cili ka shërbyer edhe si President gjatë viteve të vështira ‘90, është duke kërkuar një mandat të dytë si Kryeministër vitin e ardhshëm. Në intervistën e agjencisë Reuters ai thotë se qeveria e tij ka luftuar korrupsionin, ka ulur taksat, ka rritur ekonominë dhe ka krijuar stabilitet për investitorët e huaj. “Luftën kundër korrupsionit e kam vendosur në epiqendër të gjithçkaje”, - deklaroi në fund të intervistës për Reuters Kryeministri shqiptar, Berisha.
Berisha: Do të ndërtohet hidrocentral me vlerë 1 miliard euro
Kryeministri Sali Berisha deklaroi për agjencinë Reuters se pritet që Shqipëria të miratojë një investim prej 1 miliard eurosh në javët në vijim me kompaninë austriake EVN për të ndërtuar një hidrocentral. Gjatë kësaj interviste, Berisha përmendi faktin e rritjes së investimeve të huaja në vend. Kompania EVN fitoi tenderin për të ndërtuar hidrocentralin në janar dhe atëherë deklaroi se investimi mund të shkojë afërsisht 900 milionë euro. Njëkohësisht, qeveria është duke negociuar për katër projekte të tjera energjitike me vlerë prej miliarda eurosh.