Topalli: Azem Hajdari kishte cilësi të rralla.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, vizitoi ditën e djeshme shtëpinë e “Heroit të Demokracisë”, Azem Hajdari, i cili 10 vite më parë u ekzekutua përpara selisë së Partisë Demokratike. Gjatë vizitës në shtëpinë e themeluesit të PD-së, Topalli bisedoi me bashkëshorten e të ndjerit, Fatmira Hajdari, fëmijët dhe të afërmit e tjerë të familjes. “Azem Hajdari ishte një politikan me aksion dhe intuitë të fortë politike, cilësi të rralla në kohët e sotme. Edhe pse ai jetoi në ditë sfidash, mundi të përballojë me kurajo dhe besim çdo ngjarje të asaj kohe”, - deklaroi Kryetarja e Kuvendit. Së bashku me familjarët e tij, Kryetarja e Kuvendit foli për idetë, vullnetin dhe punën e politikanit Hajdari. Kryetarja e Kuvendit e cilësoi atë si një politikan të palodhur për t’i shërbyer idealit të tij për liri dhe demokraci në Shqipëri”.