E Diel, 1 Nëntor 2026

Te perndjekurit, Topi firmos "Institutin" dhe "20 shkurtin"

Presidenti Bamir Topi dha dje pelqimin per dy nismat ligjore per simbolet e perkujtimit te viktimave dhe krimeve te komunizmit, si dhe per krijimin e institutit te studimeve per krimet dhe pasojat e komunizmit. Kreu i shtetit, firmosi dje pro te dy ligjeve qe dy jave me pare u votuan me konsensus ne Kuvend. Vendimi i Presidentit, erdhi edhe pas takimeve te shpeshta qe kohet e fundit ka pasur me perfaqesues te shoqatave te ish te perndjekurve dhe te denuarve politike. Sipas dy ligjeve, viktimat e regjimit komunist do te kujtohen ne 20 shkurt. Date kjo e cila mbahet mend si rrezimi i bustit te diktatorit, Enver Hoxha, ne vitin 1991 ne sheshin "Skenderbej", tani te jete dita e kujteses, per viktimat e komunizmit. Nderkohe qe per viktimat e regjimit diktatorial, do te ngrihet edhe nje obelisk e nje muze. Me simbole, ligji nenkupton muze, obelisk apo monument, dhe gjithashtu daten e perkujtimit publik te viktimave. Keshilli i Ministrave nepermjet ligjit angazhohet te krijoje Muzeun Kombetar te Viktimave dhe te Krimeve. Ndersa ligji per krijimin e institutit te studimeve per krimet dhe pasojat e komunizmit, ka per objektiv mbledhjen ne detaje te te dhenave per te prekurit nga regjimi komunist.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›