Berisha: Vlerësim dëmeve, jo abuzime
RIDVAN DIBRAKryeministri Sali Berisha akuzoi kreun e PS-së, Edi Rama se ka urdhëruar deputetët e opozitës të mos marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme që do të zhvillohet sot në Kuvend për përmbytjet në Shkodër. Pak orë pas vendimit të Asamblesë Kombëtare të forcës më të madhe opozitare, kreu i qeverisë tha se pavarësisht qëndrimit të PS-së, seanca do të zhvillohet. “Eksponentë të opozitës dhe rasti si deputetë nga opozita të Shkodrës u shprehën në mënyrë shumë të qartë se në rast se do mblidhet seancë e jashtëzakonshme ne do të marrim pjesë, ç’ka ishte një veprim shumë i përgjegjshëm, por mesa duket nesër urdhri politik është i tillë që ata nuk do mund të marrin pjesë në debatin që do zhvillohet. Ndërkohë ne nuk tërheqim seancën”, u shpreh Berisha. Shtabi i emergjencësMbrëmjen e djeshme kreu i qeverisë mblodhi në Shkodër Komitetin e Emergjencës ku kërkoi që të evidentohen në mënyrë të saktë të gjitha dëmet dhe të shmangen abuzimet me kompensimin e qytetarëve. Sipas tij “është në detyrën tuaj, është në detyrën e qeveritarëve vendorë, është në detyrën morale të kryepleqve të fshatrave, që të bëjnë vlerësimin më objektiv. Qeveria, shteti, ka të gjitha mundësitë të dëmshpërblejë qindarkë për qindarkë dëmet e krijuara. Por asgjë nuk do ta nxinte më shumë këtë proces dhe moralin e tij se sa tentativat për të abuzuar”, theksoi kreu i ekzekutivit. Gjithashtu ai la detyra konkrete për të shmangur epidemitë pas largimit të ujit nga zonat e përmbytura. Ai kërkoi të sanifikohet zona e prekur, teksa shtoi se puset duhet të kalojnë në proces klorifikimi. “Të fillojë klorifikimi i puseve, të informohen banorët se cila është koha që do një pus për të ardhur në kriteret dhe mundësitë e përdorimit të tij, t’u vihen tabela sanitare te puset, “Nuk pihet, nuk mund të përdoret, ka rrezik”,u shpreh më tej Berisha. Në mbledhjen e Komitetit të Emergjencës kryeministri kërkoi marrjen e masave për sigurimin e ushqimit për gjënë e gjallë pas largimit të ujit. Ndërsa nga ministri i Arsimit u kërkua marrja e masave për tu rigjetur librat fëmijëve të zonës. “Duhet, zoti ministër i Arsimit, pasi secili ka problematikën e vet, por problematika e fëmijëve është më e rëndësishmja. Familjeve u janë mbytur gjërat, janë mbytur edhe libra fëmijësh, ndaj edhe ne duhet të sigurojmë me shpejtësi të madhe librat, t’ua çojmë librat, të gjemë mënyrën se si do të shpërndajmë librat atyre që u kanë humbur; të kujdesemi edhe për shëndetin e tyre”, tha Berisha.